
UJQËRIT DHE KECI
Një keci të vogël pa përvojë,
Kur i lidhën një zile në qafë
thoshte :-Të tjerët me këtë zile do ti zgjoj,
Dhe me këtë do ti mbledh prapë.
Kecat e tufës një nga një u shtuan,
Loznin dhe secilu për qejf hante,
Ujqërit e urritur shpejt i diktuan ,
Nga tingujt e ziles që përhapte.
QENI DHE DHIJA
Thoshte qeni jam dikush,
Këtë nam dua t’a kem,
Lahem në det,në lumë ,gjithkund,
Këtë do bëj sa të jem.
Për pas pak i tha një dhi:
– Me merak përditë po gdhihesh,
Sado që të lahesh ti,
Prapë erë qeni do të biesh.
LISI
Një lis i thatë gëzimin se fshehu:
– Erdhën sëpata dhe asnjera s’më preu,
Kam fat,për besë shumë fat,
S’më vjen e keqja as nga lartë.
Dhe ky lis i thatë me zell u tregonte,
Ca lisave të rinj të pa rritur,
Një vetëtimë e egërsuar mjaftonte,
Për ta lënë lisin të zhuritur.
KALI DHE BRESHKA
Breshka tek ecte ngadalë,
I tha kalit urtë e qetë:
– Ne të dy kemi samarë ,
Që na mbron gjithnjë në jetë.
Ia kthen kali:- Merre shtruar!
Një fjalë timen do dëgjosh:
– Unë vij me samar ngarkuar,
Dhe ti vjen e ikën bosh.
ERA,FERRA DHE RRËKETË
Era që u shfaq rëndë- rëndë,
I tha ferrës që nga larg:
– Do të të shkul me gjithë rrënjë,
Që të mos mbish më prapë.
Nga shirat e asaj dite,
Rrëketë që dolën nga shtrati,
I thanë erës:- I shkule aq lehtë,o mike!
Se ti kishim bërë ne gati.
SHQIPONJA DHE DHELPRA
Shqiponja mbi një pemë hante një copë mish,
E dhelpra poshtë,priste,ikte e vinte sërish,
Dhe shqiponja i thotë në një moment:
– Po slëvize,se ti hiqesh dhe e ditur,
Kështu do të mbetesh,nën pemë duke pritur.
ERDHA QË T’JU LIDH MË MIRË
Një gur me murin u ndesh:
– Çdo llaçi këtu mes nesh?
Tha llaçi nëpër gurë shtrirë:
– Erdha që t’ju lidh më mirë.