Fajin nuk na e ka kush…Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

.
Vendi im i lodhur nga pritja
në prag,
me plagë të vjetra që pikojnë
gjak:

-Ne që dikur morëm rrugët
e botës,
lamë pas heshtjen dhe hallet
e tokës.
Kthyem krahët nga halli,
nga shpresa,
na joshi paraja,ajo e pabesa.
Por vitet rrodhën si lumenjtë
në det,
nëna na priste e mjerë dhe
e shkretë.

 

Sot ,sa lehtë me gishta tregojmë;
nga lista e fajtorëve veten
largojmë.
Barra më e madhe ne na takon,
kush njeh përgjegjësinë ,
dot s’e mohon .

 

Jo!Jo!
Mos ua lini fëmijëve përgjegjësinë!
 
Ata nuk shkruajtën udhë
për vajtim,
rininë mos e bëni mish për top,
mbi supet e saj qëndron
një glob!