Kështjellës së miqësisë-Josif Gjata

KËSHTJELLËS SË MIQËSISË
Poezi

nga
JOSIF GJATA

Nga bregdeti vij, mbartur me aromë toke, deti,
lagune,
Myzeqe e drithërave, hambar i bujqësisë.

Njomur ugareve nga vesa e mëngjeseve a nga
shiu,
Nga dielli thekur e nxirë, fushave plot gjelbërim,

Ngarkuar me aromë buke, trëndeline, jonxhe e
blegërima kafshësh,
Pagjumësinë e lodhjen e netëve e ditëve të gjata,
kthyer në gëzim.

Nga toka e zezë e “Karatoprakut” të famshëm,
plot me histori,
Karavastaja e lashtë, nga Zoti bekuar me krenari.

Përshëndetjet e mbretit, pelikanit kaçurrel, kam
sjellë për ju,
Mes vargjesh si kurorë lavdie nga mbretëria e tij.

Nga perla turistike, Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta,
Që çdo herë që e përshkoj me dy rrotak rreth e qark,
Mbushem me aromë lulesh e gjelbërimi, si në
një parfumeri,
Cicërima zogjsh a klithma kafshësh pa cak.

Kaltërsia e detit dhe lagunës, gjelbërimi i pyllit,
fushave e kodrave,
Plot peshq, shpendë e kafshë pa mbarim.

Flamengo, rosa, bajza, norëca, pulëbardha –
një oaz i bukur dhe i qetë.

Krenaria më e madhe e natyrës, mbreti pelikan
dhe mbretëresha flamengo ju mirëpret!

Vij mes jush i lumtur sado pak.
Më duani t’ju dua, e miq të mbetemi
përjetësisht!