“Fundi i një marrëzie ” !..Tomi Buzi

 
Poemth !
 
Mbretëron një dhimbje e thellë,
që shpirtin po na e vret ngadalë,
në heshtje..
një klithmë, përtej forcës së një
shpirti të dërrmuar..
të mjerë,
britmë, që vjen nga largë,
me agonin e një vdekjeje ..
rjedhave shekullore,
si fill merimangash,
i tjerë !
Shtrirë si metastaza mbi trupin
tonë të dobët,
rrahur nga erërat
e ftohta
të konglomeratit të zi..
që pushton shpirtra
të lodhur,
ngjizur si kolesterol
mbi zemra të inflamatuara
nga aritmia,
me alergjin e shpopullimit,
që rrënjët ka ngulur thellnë gjakun tonë
të pa filtruar..
shekujve, nëpër ‘epruveta’
eksperimentimi !


Mbretëron një heshtje e thellë,
mbështjellë me lutje
të përgjakura,
të frikëshme ..
nëpër netë ku nanurisen shëmbëlltyra
të errëta,
gjymtuar nga lakmia për pushtet ,
për para, e orgji,
përtej nderit,
dinjitetit,
përtej gjithëshkaje që mban emrin :
NJERI !


Kope korbash që ‘mbretërojnë’
mbi psherëtima
parimesh,
dinjiteti,
që tmerrohen mbi tinguj këngësh
për trimat ..
që i ‘vrau’ tradhëtia ..
në heshtje,
mbërthyer me simbole,
kombëtare,
mbështjell me dhimbjen që ju ‘fali’
liria ..
mbetur duarve të pista,
që përdhosin flamurin,
dhe plisin
e Shqiptarëve !


Ka heshtur shpirti i lirisë ..
t’kurrur si një fetus me embrion
të tharë,
largë,
shum largë farës
së burrërisë ..
largë psherëtimës që dëgjojnë malet,
largë klithmës
së shqiponjave mbi dallgë
që pastrojnë zallet ,
largë furtunës që thyen drurët..
zhytur thellë orgjive
lakuriq,
Që tmerrojnë edhe drurët!


Mbretëron një klithmë e thellë,
e heshtur ,
si një psherëtimë e zgjatur
nëpër habitate ,
vulosur me psalme e paradogma
‘gjenish” ..
që japin leksione të reja , për konglomerate
‘shpirtrash’ të rinjë..
që të mëkohen me dogmat e reja
të stanit të hordhis..
nëpër fjalime ‘magjike’..
nga oratorë,
përzhitur autoritetit fals
auditorëve..
të çmëndurisë !


Dogma, dogma, dogma pa fund,
në mexhilisin e ”ushtrisë”
Don-Kishoti-ane ,
me parime të doktrinuara nga mëkatar
të një pushteti hordhish,
akatalepsi e pardogmave filozofike,
nxjerë nga llumi ,
i një brezi
që mbështjell dhimbjen,
me të qeshurën e besimit
të verbërisë !


Të ndarë në thela,
ku vetëm kockat kan mbetur,
si dëshmi e pa-aftësisë mendore ,
për të kuptuar,
se qelizat e jetës tonë,
nuk ringjallen më,
përball demagogjive të ‘reja’ të satirës
së përçudnuar,
që shkonë përditë,
si dëshmitare e nënështrimit
gjenetik ..
të një populli,
me aftësi të ” kufizuar ”..!


” Është drita e fundit e një epoke
të errët ”,
për ne, mëkatarë të marrëzive
të fatit tonë..
mbështjellë si iriqi nën gjëmbat
e tijë ,
duke pritur tallavanë të nisi
muzikën..
me dirigjentë të ‘diplomuar’
për lakuriqësi ,
mbi pentagramin e shkruar nga lakej
të artit ‘modern’ ,
në kibernetikën
e panjohur të praktikave orale ..
ku oratoria për të ‘vobektët’,
asfiksonë edhe shqisat e fundit të ndjesis morale !
'Marrëzia e fundit' !..

'Anafora'
që duhej të ishte në fundin e ç'do reshti të përçudnimeve morale ,
në fundin e ç'do 'magjije' idiote,
të ligjërimit analfabetik të 'diskursit'
të ri..

për të mos vulosur kurrë,
'metaforën' gjeniale :

''..Njëqind vjet vetmi ''..!
Tomi Buzi
@ 23.04.2025.