
VETMIA ,MIKJA IME
Vetmia, asnjëherë nuk më pyet
Pse unë po rri vet,jo me të tjerë
Ajo më qëndron pranë ,tek kryet
Nuk më bën pyetje që s’kanë vlerë.
Ajo mi dëgjon të gjitha mendimet
Dëgjon në heshtje e nuk më flet
Nuk më gjykon asnjëherë për gabimet
Rri vonë me mua,nuk shkon me fjet.
Nuk më gënjen,as më premton
Gjithmonë të vërtetën më tregon
Gjëra të vlefshme ajo më mëson
Në këmbim asgjë nuk kërkon.
Nganjëherë dhëmb shumë, si e vërteta
Është mikja e vetme që s’të lë në baltë
Në miken time gjithmonë u mbështeta
Më mirë vetëm të rri ,se sa me djajtë.
Shkurte Berisha 29 Dhjetor 2025