GIUSEPPINA DE BIASE
SI NATYRA KRIJON POEZI
(COME NATURA CREA POESIA)
Rrofshin Gratë
Rrofshin gratë e natyrshme
Rroftë bukuria natyrore
Rrofshin gratë që ndezin botën me një buzëqeshje.
Ato që dinë të jenë në mënyrë të mahnitshme Gra.
Μund të jenë të shndritshme dhe magjepse edhe me një gjoks të mpakët me buzë të vogla me rrumbullakësi të buta.
Bukuria jonë, ajo që mjeshtrit e mëdhenj përkëdhelin në pëlhurë që çlironin nga mermeri, një hijeshi të ashpër e të pastër,bukuri natyrore.
Sot shumë gra duken sikur kanë lindur nga një shabllon i vetëm, të gjitha njësoj, statujëza të brishta qeramike në seri, ku venitet bile edhe shprehja e fytyrës.
Shprehja e fytyrës është frymëmarrja e shpirtit tonë ,tipari i shenjtë që na bën unike.
Hiqni dorë nga monopatet e kirurgjisë estetike.
Lërini vizatimet me bojë mbi lëkurë,pikat e botoxit që shuajnë buzët,fijet e shtira mbi flokë, kullimet mbi thonj.
Harrojmë trupat e burgosur të lipothithjes ,gjitë,zigomat, prapanicat e ribëra.
Kthehemi të jemi thjesht të natyrshme,autentike,nga nga cepi i hundës deri në rrënjët e këmbëve.
Ne jemi megjithmend unike.
Jemi veprat e mrekullueshme të artit në të gjitha moshat.
Përktheu nga Italishtja: Lefter ShomoK/791g.d.b.α.
