Paqe dhe dashuri për bashkim-Matilda Babo Pali

Matilda Babo Pali



Le të mbjellim paqe në çdo shtëpi,
Të mbushim botën plot me dashuri.
Së bashku, me zemra të bashkuara,
E në paqe, me duar të shtrënguara.

Dashuria na bashkon, na jep shpresë,
Na fal buzëqeshje e zemra plot besë.
Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë,
Dhe drita e paqes ndriçon në çdo botë.

Them; jo urrejtje, jo lot, asnjë armiqësi,
Por dua vetëm mirëkuptim dhe miqësi.
Të respektojmë njëri-tjetrin në çdo ditë,
Të ndezim në zemrat tona veç një dritë.

Le të bashkohen popujt dorë për dorë,
Të mbjellin paqe sot e gjithmonë në tokë.
Pa dallime, ndarje, me zemër të bardhë,
Të ndërtojmë botën të bukur e të mbarë.

Paqe dhe dashuri, kjo qoftë motoja,
Bashkimi dhe shpresa, kjo qoftë bota.
Se kur zemrat rrahin të gjitha në njësi,
Njerëzimi lulëzon me paqe e dashuri.