Nga CIKLI: "TRIPTIKËT "
GJYSMËSHAKA
- A -
Ngrefen,
tunden
femrat,
Si karem për zemrat...
...E mirë:
E fute në rrjetë
Peshkaqenin lehtë,
Por, kur s'ke përvojë,
T'kullufit në gojë!
- B -
Hë...?Femrat, besohen?
Të rralla janë ato,
Ashtu siç tregohen!...
Për t'ju hyrë në zemër,
Si kotelet,
i kanë ledhet.
Fituan?...
Ta punuan!...
Eh,sa kënaqen,
Kur,si hienat
nga venat,
Ta pijnë gjakun!...
"- Për lodhjen,
gjer ju kapa
- thonë -
Po marr hakun!"
- C -
Mos prit të vij
t'ju ndjek nga pas,
Kur s'më do afër TEJE.
Çdo hap që hedh
larg e më larg,
Dyfish shtohet prej meje.
Kujto imazhin e pasqyrës,
Sa herë i largohesh!
Veçse në kthim,
imazhin tim,
S'do të gjesh, kur të afrohesh...
Po kthimi vlen,
Nëse,TI,njeh...
kush je,...
Kur të shikohesh!