Toka e katedraleve  në optikën studimore të Ndue Dedajt-

Nga:Isak A  H  M  E  T  I

         ——————————

I.Në vend të hyrjes

—————————–

Për Mirditën  kam lexuar shumë shkrime interesante dhe me vlerë qoftë të autorëve të huaj qoftë të autorëve shqiptarë.Ndër autorët shqiptarë që më kanë impresionuar janë shkrimtarët dhe studiuesit e njohur në letrat shqipe si:Ndue Dedaj,Gjon Marku, Kastriot Marku por edhe autorë të tjerë mirditas.Kam shkruar edhe unë një studim për Mirditën me ç’rast  kam konstatuar se Mirdita ka qenë dhe ka mbetë një Shqipëri ndër shekuj.Ka qenë vend i Kishave,   i kulturës dhe  traditës shqiptare, vend  i një rëndësie dhe vlere të veçantë për historinë tonë.Kjo është thënë dhe dëshmuar me fakte edhe tek libri studimor: 

TOKA E KATEDRALEVE , 

————————————-

e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur në letrat shqipe,Ndue Dedaj.

Është kjo një vepër e mirëfilltë shkencore,me vlerë të madhe historike ,një punë kulmore,sintetizuese ,që trajton në mënyrë të plotë një nga problemet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

II.Pak biografi për autorin

*

—————————————-

Ndue Dedaj ka lindur më Shëngjergj(Kaçinar) të Mirditës, me 22 prill1957.

Shkollën fillore e ka kryer në Kalor,arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm në Rrëshen.Diplomohet për Gjuhë dhe Letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik”Luigj Gurakuqi” në Shkodër(1983).

Specializimin pasuniversitar për kritikë letrare e ka kryer në Universitetin e Tiranës(1987).

Ka nisur të shkruajë në vitet e 70, duke qenë në vazhdimësi gazetar i lirë te”Zëri i Rinisë” ku ka qenë edhe o lauruar me çmime kombëtare si reporter i vitit.

Ka botuar dhe boton rrportazhe dhe shkrime të llojeve të tjera publicistike te”Bashkimi”,”Zëri i Popullit”,”Mësuesi”,”Koha Jonë”,”Aleanca”,”Shekulli”,etj.

Poezitë e para i ka botuar në vitin 1979,kur ishte student.Më pas ka botuar shënime kritike ,ese,tregime, etj 

Është autor i dhjetra librave nga fusha e letërsisë(poezi,tregime,romane dhe studime.

Është përfaqësuar në 

 publikime të rëndësishme  brenda dhe jashtë vendit.

III.TOKA E KATEDRALEVE

—————————————–

Rava e Krishterimit në Mirditë e më gjerë

(Botim i dytë i ripunuar,Tiranë,2006) 

Vepra e autorit Ndue Dedaj të cilën po ju paraqesim këtu është e një vlere, rëndësie dhe cilësie të rrallë kushtuar Mirditës që është padyshim  ,edhe sipas autorit, TOKË E KATEDRALEVE.

A)Përmbajtja e librit

——————————–

Libri në fjalë hapet me një PARATHËNIE  që është shkruar me shumë përkushtim nga Akademik Zef Mirdita