
Grua e hekurt!
I shkova vdekjes deri në gojë, por s’më mori kurrësesi.
Ju luta Zotit të më bënte burrë, por më bëri dy herë më të fortë, haj plumbin me dhëmbë.
Goditjet më të rënda mbi kurriz i provova, por kurrë s’u bëra tjetër njeri.
Të keqes i dhashë udhë, por nuk më vunë dot ndër këmbë.
Nëse Zoti më lëshoi dhimbje, turpin kurrë s’e hëngra me bukë.
Nëse jeta më përplasi me të pabesin, gjithmonë i lirova udhë.
Në dashtën të më përlyejnë me lojën e tyre, s’jam unë ajo.
Nëse lëpirësit hanë në çdo sahan, unë s’lëpij askund.
Nëse të paburrët mundohen të më bëjnë lodër, unë s’bëhem lojë e tyre.
Në më dashtët të rrëzuar e të përulur, jo, kurrë s’ju nënshtrohem në asnjë mënyrë.
Në më dhanë trishtimin për të më dërrmuar, s’më helmatisni, or jo.
Në më doni të shkatërruar nga çdo anë, forca e shpirtit më thërret: Mos u dorëzo!
Nëse dinastia e urrejtjes më urren pa kufi, le të më urrejë.
Në u bëtë klan kllounësh, nuk strukem në guackën tuaj kurrsesi.
Në digjeni nga epshet e djersës e të afshit, qullur në llavën tuaj,
në shtratin e marrëzisë suaj, mes çarçafësh të ndërruar…
Nëse situatat tuaja s’më ngërthyen, mbeta e plagosur, por jo e humbur.
Nën sqetull dashnoresh kurrë s’u struka e s’mora erë.
Qehajajtë e tufave kullotin; çobaneshat s’më mbajnë të ruaj territore.
Në cakun e të cekëtve, në rrjetën e tyre, nuk rashë kurrë në dorë.
Mbi mua qitën plumba e s’mundën të më vrasin.
Më kot u copëtuan; hujin mirë s’ma dinë.
Themele e rrënjë të forta, me sedër e nder, ngritën kala.
Nën kthetrat e të përlyerve, këpucën kurrë s’jua lëpij.
Shkroi:
Miranda Troci Derti
Reç, Dibër