I dashur njeri…Mimoza Lazaj

I dashur njeri
Se burra s’ka…

Dëgjoji kërkesat e një gruaje,
nëse do të jemi bashkë…

Atëherë më dëgjo:

Mos më gënje.
Mos më mashtro.
Mos më tradhto.
Tradhtia nuk falet.

Mos shiko e mos vështro
gra të tjera,
kur je në një lidhje.

Çdo gjë më përket mua,
ashtu siç ti më përket mua.
Vetëm ne të dy e prekim
njëri-tjetrin…
Përndryshe, nuk është dashuri.

Mos u zbukuro për të tjerat.
Vishu thjesht.
Atë bukuri dua ta shoh vetëm unë,
ashtu si ti vetëm mua.

Nëse gabon, pranoje
dhe kërko falje.
Në dashuri nuk ka krenari.

Mes nesh nuk duhet të ketë të fshehta.
Dua respekt, mos më përdor.
Mos më zhgënje.
Zemrën mos ma thyej në copa.
Mos më masakro.

Për një gabim të vogël
nuk hidhet poshtë dashuria.
Mes qindra të mirave,
mos u kap pas një të mete.

Mos më copëto në mijëra copa.
Më duaj për atë që jam,
për vlerat që unë kam.

Dashuria fitohet,
nuk rrëmbehet.

Kaq kisha…

Nëse i plotëson të gjitha këto
që përmenda më lart,
eja, më jep dorën,
ma shtrëngo fort
dhe të ikim të sundojmë
botën…

Unë dhe ti, t’i tregojmë mbarë botës
se çfarë do të thotë
dashuri e vërtetë,
pa kushte.

Autorja:
Lazaj Mimoza