Guri ka filluar me fol-Shkurte Berisha 

GURI KA FILLUAR ME FOL
Populli shpatën e ka mpreh
Jo në një ,por në dy teh
Majtas,djathtas ajo po pret

Korrupsionin fort godet.
Populli u zgjua më në fund
Do të mbrojë djersë e mund
S’duron dot më padrejtësinë
Nuk do e shesë Shqipërinë.

 

Mjaft duroi popull i gjorë
Proteston sot për Vlorë
Vendin ku u ngrit flamuri
Në protestë u ngrit dhe guri.

 

Guri ka filluar me fol
Duhet ta dish kur është” boll”
Se shumë ne kemi duruar
Ndoshta vonë jemi kujtuar.
Më mirë vonë se sa kurrë

Është kjo shprehje e vjetër
Do digjemi si dru në furrë
Në vendin tonë ne jemi mbretër.