Vullnet Mato
HYRA SI ZOG NË FOLENË TËNDE
Teksa po soditja zogjtë, në fluturimin qiellor,
m’u duk sikur në supe, befas më dolën flatra…
U ngjita mbi çatinë e pallatit tënd martesor,
kur nëpër katet e larta, filloi të binte nata…
m’u duk sikur në supe, befas më dolën flatra…
U ngjita mbi çatinë e pallatit tënd martesor,
kur nëpër katet e larta, filloi të binte nata…
Duke ndjerë veten, me pupla zogu lehtësuar,
hyra brenda dritares tënde, moj e dashur…
Desha të di, a je e lumtur me burrin e mblesëruar,
por u habita kur të pashë me të, duke u përplasur.
Të pashë edhe në shtratin tuaj bashkëshortor,
kur i ktheve shpinën, ndoshta më kujtove mua,
puthjet tona rinore, me përvëlim shpirtëror,
kur më ngjiteshe pas trupit, si kulpër e bleruar.
Dëgjova mërmërimat e tua, fatin duke mallkuar,
mbase solle ndërmend, sa shumë vuajta për ty…
Atë çast t’u duk burri, përbindësh i përçudnuar,
dhe nuk deshe ta shikoje më pranë, as me sy…
Nuk të këshilloj kurrsesi, të ndahesh prej tij ,
se pas kaq vitesh, fatit tënd e ka vulosur gabimi.
Dua veç të besosh, se të kam dashur, si perëndi,
me një dashuri, mbi vlerat që të bleu mblesërimi…
se pas kaq vitesh, fatit tënd e ka vulosur gabimi.
Dua veç të besosh, se të kam dashur, si perëndi,
me një dashuri, mbi vlerat që të bleu mblesërimi…