
Fatmira Limani
JETË!
Më dhe lot, të qesh, të qaj.
Ti, jeta ime, enigma ime, sa të dua.
Më dhe zemër, më dhe shpirt.
Më dhe lot, të qesh, të qaj.
Më dhe shpresë, me ty në lojë.
Vërtet thonë, me shpresë rron.
Më bënë të ngjaj si shqiponjë.
Më jep krahë, larg të fluturoj.
Ty pa fund të të mendoj.
Të jam mirënjohës, jeta ime,
Që më jep shpresë të të gëzoj.
Me të mira, me të këqija qoftë.
Për dashuri dhe mërzi, më dhe lot.
Vërtet thonë, me shpresë rron.
Më bënë të ngjaj si ulkonjë.
Të mirën e të keqen, t’i vë përpara.
Pa dobësi e ligështi që vjen pas.
Jeta më thotë, herë pas here, të jap rast.
Je në provë, lufto, mos humb asnjë çast.
Një pështjellim i brendshëm në kraharor.
Më liro, më shtrëngo, herë më gëzo, herë më zemëro.
Të jam mirënjohës, jeta ime.
Shpresën, kurrë nuk ma largon.
Edhe fundi, më i keq qoftë…
Më ke ofruar guxim, kurajo, besim pa fund.
13.08.2025
Antwerp, Belgjikë