
I Përjetëshmi Ti, Ju
Ajri është i përhershëm?
Si ajri je ti,
jeni ju.
Pra s’je,
s’jeni larg;
ja, hapa gojën,
ju thitha.
Në mushkëri,
në zemër,
në tru,
je,
jeni në timen gjithësesi!
~
Qelibar
Jam cipë e pastër
qelibar-uji,
që s’po lëviz,
sa ti shikohesh qetësisht;
më pas valëzoj,
si në valët e detit Jon,
të shumëfishoj
Fytyrën e Dashurisë!
~
Bingua Ti
Mua më mjafton vetëm Ti.
Të tjerët,
ç’të mbetet të kenë,
të rrotullojnë e të rrotullohen
në sferat e bingos magji.
Mua,
më tepron Bingua TI!