“I Plotfuqishmi”-Dritan Mardodaj

“I Plotfuqishmi”

Nuk e vë në diskutim
Besimin në Perëndinë
Mëndja e Madhe infinite
I formoi ligjet kuantike.

Me një fjalë e krijoi dritën
Si kiminë edhe fizikën
Izotopet, elektronet
Molekulat e protonet.

Gravitetin, oksigjenin
Fushën, kodrën, malin detin
Me proçes elektrolize
U formua çdo lloj qelize.

Nisi jeta në planet
Të formohej brenda n’det
Më pas, shpezë edhe gjitarë
U mbush toka për së mbarë.

Vazhdoi tej me mrekullinë
Duke krijuar njërinë
Zoti i Madh dhe i Vërtetë
Gjithë këto i bëri vetë.

© Dritan Mardodaj