Me qindra ” përleshje”-Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Me qindra ” përleshje”
 
Më kishte marrë malli për fytyrën tënde,
Për atë buzëqeshje që të ishte fshirë,
Ne kemi kaluar me qindra "përleshje",
Kjo e fundit sikur të kish brirë.
Përherë t’i kam zbutur sytë e flakëruar,
Ti ishe mësuar me timen urtësi,
Kam dashur gjithmonë të jem luanesha,
Dhe jo macja nëpër shtëpi.


Ndonjëherë duhet gruaja të bërtasë,
Dhe, duhet ta bëjë nëse se ka bërë,
Po mos të shpërtheja, inatit do t’ia plasja,
Sa do të çuditej një botë e tërë!


Por, netët ngadalë ma zbusnin mërinë,
E heshtur kam pritur të më flisje,
Mendoja çastin kur do t’më thoje më fal,
Dhe gushës do t’më gudulisje.
Kështu besoj ndodh me gjithë dashuritë,
Ato "marrosen" nga që duan kaq shumë,
Thuren me fije të shpirtit siç unë dhe ti,
Që mbetëm fare, po fare pa gjumë.
Arjana Fetahu Gaba