Nga Emi Krosi

ADNAN MEHMETI
TEMA: Një “reportazh” udhëtimesh, nëpër “Tokën e premtuar”, nga Adnan Mehmeti.
Udhëtimi është një pjesë ku njeriu, njeh një tjetër botë, universe të tjera, diversitete kulturologjike, historike, gjeografike, antropolgjike etj. Udhëtimet e njeriut që nga lashtësia, nga ndyshimet klimaterike apo dhe dëshira për të njohur “botëra të tjera” dhe ndërtuar ngulmime e formuar fise, shtete e kontinente. Por, ushëtimet janë ditare personale që janë shkruar si kujtesë koletive, përtej asaj individuale dhe identare, që nga “Odisea”, një udhëtim epiko-lirik rreth deteve me aventura të çuditshme, drejt Itakës mitike. Straboni shkruante për “botë dhe popuj barbarë”. Me pas, Marko Polo, duke lënë të shkruar “aventurën” drejt Lindjes së Largët. Magelani në kërkim të “Eldorados” kishte zbuluar një kontinent të ri me “indianë të kuq”, por nuk e dinte se ishte Amerika. Në kuadër të shumë udhëtarëve që kanë lënë shënime/ harta/ ditare/ udhëpërshkrime/ reportazhe dhe plot historike personale me element sociolinguistike/ atropolgjike/ gastronomike /historike-gjeografike, ku hapsirat dhe largësitë herë imagjinohen dhe herë përjetohen sipas “narrativës” autoriale.
Gjatë leximeve të shumë shënimeve të udhëtimeve që nga Lordi anglez Bajroni nëpër Ballkan dhe Shqipërinë e Jugut, dhe më pas në funshekullin 19- të dhe fillimshekullin 20, udhëtarët e huaj nëpër Shqipëri kanë lënë libra me udhëpërshkrime të natyrës shqiptare, ku shpërfaqet me të gjitha ngjyrat e saj koha dhe hapsira, mendësia dhe kultura jonë indentare, historike dhe regjonale. Ashtu dhe libri “Simfonia e udhëtimeve”, të Adnan Mehmeti-t, është një libër udhëtimesh. Kur mbaron një udhëtim, thua ky është i fundit, por vjen një tjetër udhëtim, nëpër “Tokën e Premtuar”, ku jeton prej kaq vitesh. Atdheu i tij i dytë, me nostalgji për “atdheun e tij” përshkruan jo vetëm resurset turistike, por bën edhe “ciceronin”, duke rrëfyer, për trashëgiminë e madhe etno-kulturore të Amerikës. Vetë autori shkruan: “në udhëtim nuk ka rregulla. Është sikur je në një muze, ku dëgjon me vëmendje ciceronin dhe pastaj komentin e bën vetë. Me qindra herë jam ndodhur në këtë gjendje shpirtërore. Në këtë vrapim ditësh me sirena makinash, orare të përpikta avionësh, me valixhe që duan sadopak të sfidojnë stinët dhe viset. Është një udhëtim i gjatë, natyrisht, i pambaruar. Në të është Amerika dhe disa zona rreth saj. Është një përvojë jetësore që dua ta ndaj me lexuesit e mi”, që vërtetë ishte një “udhëtim” aq i bukur, saqë befason çdo lexues, madje dhe lexuesit e huaj çuditen me gjithë informacionin që vjen, nga njëri skaj në skajin tjetër të asaj toke të madhe dhe të lirë.
Gjetja metaforiale e titullit “Simfoni” është marrë nga simfonia betoviane, por është në analogji me simfoninë e natyrës së ujëvarës magjepsesë të Niagarës, mrekullia ujore që mbështjell natyrën, mes Kanadasë dhe Amerikës, ujëvara më magjepëse në tokë, mes horizontalitetit që buron nga Toka dhe vertikalitetit që stërpik Qiellin, duke ngjizur jetën, se uji jep jetë dhe energji natyrës. Aty rrinë pranë e pranë shtetet dhe qytetet si: Alabama, Luiziana, Missipi, Merilendi, Baltimorja, Torontoja, Detroiti, Virxhinia, Arizona, Kalifornia, Masaçuseti, Nevada etj. Përshkrimi për Las-Vegas-in, si një qytet që u ndërtua në mes të shkretëtirës, është mahnitës. Në atë “udhëtim” nuk mungojnë edhe emrat e letërsisë së madhe amerikane si:
poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj amerikanë, (Henry Uadsuorth Longfellow,
Emily Dikinson, Edgar Allen Poe, Ralf Ualdo Emerson, Mark Tuen etj.),
emrat që kontribuan përmes kulturës dhe qëndresës amerikane, ( Xhorxh
Uashington, Martin Luter-King, Elvis Presli etj.),
emrat që i lanë një trashëgimi të madhe politikës amerikane dhe botërore,
(Xhorxh Uashington, Bill Klinton, Xhorxh W. Bush etj.),
emrat e universiteteve që i dhanë botës emra të mëdhenj të Çmimit “Nobel”, (
“Universiteti i famshëm Yale, në vendin e tretë… pesë presidentët e SHBA-së dhe pesëdhjetë e një laureatë të çmimit “Nobel” kanë qenë të lidhur me Universitetin si studentë apo akademikë të këtij universiteti, me bibliotekën e famshme, e cila ka në gjirin e saj 12.5 milionë vëllime, duke u renditur në vendin e dytë si institucion akademik në botë” etj.).
Autori nuk “huazon” thënie, por ai rivajëzon me një përshkrim plot hollësi dhe për shtëpinë e Dikinsonit apo për bibliotekën e Klintonit. Normalisht nuk mund të mungonte Kapitol Hill-i “thembra e Akilit” e demokracisë amerikanë dhe botërore gjithashtu. Ishujt e bukur të Atllantikut, parajsat në tokë, aty ku autori festoj përvjetorin e martesës: ishulli i veçantë Pinel. Në këtë ishull festova një gjysmëshekull të jetës sime. Këtë ishull do ta mbaj si vazhdimësi në ekuilibrin e gjysmëshekullit tjetër… Në parathënien shumëfaqëshe (nga faqja 6-22), të kritikes dhe studiueses Dr. Yllka Filipi, ka një ndijesi dhe finesë dhe si njohëse e mirë e kulturës dhe historisë së Amerikës. Sendërtimi i strukturës narrative estetiko-letrare në formë palimpsesti, me një gjuhë të thjeshtë duke përrokur gjithë arsenalin historik/politik/kulturor të Amerikës, me një diversit kulturash, gjuhësh, rracash, besimesh, zakonesh përmes surpluseve si:
suplusi i receptimit kohë-hapsirë/histori,
surplusi i receptimit individualisto-identar/antropologjik dhe sociologjik,
surplusi i receptimit politiko-kulturor,
surplusi i receptimit estetiko-letrar,
surplusi i receptimit imagjitativo-rrëfimtar.
Një “ditar udhëtimi” i ndërtuar në kohë, nga një emigrant shqiptar, ku dhe vetë lexuesit amerikan do të habitej për “injorancën” e tyre, të mungesës së kulturës të mosnjohjes së historisë së atdheut të tyre biologjik. Por, në gjithë atë pasqyrë vendesh, si mund të harrohet Bostoni, djepi dhe shpirti i atdhetarizmit dhe shqiptarizmit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, me të përndershmit, Nolin dhe Konicën, përmes vargjeve: “me Nolin në Boston”: Me sytë e mi e pashë Nolin./ U ngjita shkallëve të Katedrales së Shën Gjergjit/ Kam festë sot, – tha./ Vijnë nga larg, shkrimtarët, një udhëtim jetësor si vetë jeta e njeriut: që nga lindja gjer në vdekje! A nuk quhet një udhëtim? Kur jetës i merr të gjitha, format, momentet, çastet, ngjyrat, diemensionet, përmasat, stinët, kohët, kujtimet, urrejtjet dhe dashuritë, madje historitë, luftrat, varret, librat dhe vetë ekzistencializmin e njerëzimit.
Sëfundmi: një libër ku autori na “çon” në të gjitha hapsirat e kontinentit të madh. Qytete dhe qyteza, shtëpi alpine dhe pallate, vila, muze, universitete, kazino, qytete filmash, metropole dhe qiellgërvishtëse, dete, male, pyje, kanione, lumenj, liqene dhe oqeane ku gjallojnë njerëzit me përditësinë etyre, në analogji me vendlindje e tij dhe Shqipërinë, me qyteza dhe qytete të zbrazura, ku “lulëzojnë” gërmadhat dhe jeta ka ndaluar. Dy realitete. Dy krahasime. Dy simbolika krejt të kundërta. Amerika, “vendi i ëndërrave” dhe Shqipëria, vendi i zbrazjes dhe shpopullimit të qëllimshëm. Ndoshta dhe kështu duhet lexuar ky “reportazh” udhëtimi, për të kuptuar se bota është një diversitet kaq i madh ku njeriu dhe biosfera bashkëjetojnë dhe marrin e japin mes tyre.
Shtator, 2026.

