Jam dashuruar…!Vangjel Pellumbi

Jam dashuruar me sytë e tu!
Jam ëmbëlsuar, me shikimin tënd!
Dua të të kem pranë, veç ty!
Dhe të përkëdhel zemrën që dhemb!

Jam dashuruar me hapin tënd!
Rrugës që shkon në trotuar.
Jam dashuruar me stilin e fustanit tuaj,
Që është prerë me bel të holluar.

Për ty zemra rreh, pa kufi,
Se emrin në qiellin e kaltër kam shkruar.
Dhe vargjet, gjerdan floriri, për ty kam qëndisur.
Vetëm fjalën e zemrës: dashuri.

Jam dashuruar me lotin tënd!
Se është i ngrohtë si qumështi i mëngjesit.
Përzier me plagën ku m’dhemb.
E prapë mbetem i dashuruar me ty!

Jam dashuruar me flokun tënd!
Të dredhura, hedhur hije mbi sup.
Ku vezullojnë si dritë sytë, që të dy,
Dhe dashuria ime mbetet e pathyer.

Jam dashuruar me karakterin tuaj,
Ku butësia e mirësia kanë zënë vend.
Asnjëherë nuk kam menduar me ty të luaj!
Po kam thirrur vetëm emrin tënd!

se jam dashuruar…!!

24/06/2026
Tren Bilisht–Devoll