Jeta me ngjyrë-Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj

Jeta me ngjyrë
E zhurmshme nis jeta mes dritash në mëngjes,
Mbi tokën e ftohtë, të lodhur, me vesë,
Ditët rrëshqasin si ujë kristal në krua,
Sikur çdo çast është i veçantë për mua.
Si ushtari në kufi në ditë festash rri,
Njerëzit ngrihen herët e nisen për shtëpi,
Zogjtë e dallëndyshet foletë i ndërtojnë,
Mbi tela e çati këngët e tyre i shtojnë.
Nëpër stacione dëgjohet muzikë e këngë,
Një kitarë flet butë për zemrën që ndjen,
Melodia bëhet shpresë në ajër që rri,
Si dritë e vogël që s’shuhet në gji.
Në krahë më rri jeta me gjithë ç’ka sjell,
Gëzim e mërzitje, si diell edhe re,
Se rrugët s’janë kurrë me ar të shtruar,
Po hapa të thjeshtë, me ëndrrën e thuruar.
Ditët marrin ngjyrë nga fëmijët që rriten,
Gëzimet e tyre në shpirt më përsëriten,
Kujtoj ninullat që dikur i këndoja në gji,
Më ndhekin përdityë më bëhen si magji.
Rritu ti, rritu unë, si koha që s’pret,
Fëmijët janë si mbretër në shtëpinë e vet,
Por në fund të rrugës, kur hesht çdo zë,
Njeriu mbetet vetëm, me kujtimet në të.
Si direk që mban flamurin në det të zi,
Qëndrojnë kujtimet me dritë në sy,
Si fanar peshkatari në dallgë e në valë,
Të tregojnë drejtimin kur errësira të ndal.
Netëve pa hënë, pa zë e pa dritë,
Shtëpitë mbeten bosh, të ngrira në pritë,
Si zog pa krahë në një qiell vetmi,
Rri shpirti i heshtur në një ëndërr pa njeri
Gjeorgjina Kapaj