
Shënim: Znj. Vilhelme, që ne e quajmë “Princesha e Kaninës”, dje 30. 04. 2026. ka ndërruar jetë.Ne një grup shkrimtarësh nga durrësi ishim pjestarë të kortezhit përcjellës.
Sa hidhërim ne zemer mora nga ty mikja ime e mire, e bute, e vlere, e mençur, kur mësoj se ti nuk je me kësaj bote.
Hera e fundit, tani shpejt, qe nje çast dorezimi dhe gezimi njekohesisht, sa na shijoi ajo kafe mes nesh tek deftoje pune, fleteza te lena ne mes. Tani me vijne nder mend fjalet, kurajo dhe vertetesia juaj, dhimbja per perparimin e kombit, vleren dhe rendesine qe i jepje shkolles dhe dijes. Nje liber i tere per “ Elitat e Mohuara” nje dimension i madh kohor nen ate brendi, thesar studimi. Dhe ja, tashme u bere edhe ti nje meteor, nje fryme frymezimi per çdo grua, nene dhe krijuese, ti Kaninjote krenare dhe trishtimi im per t’u deshmuar mbi ate kala edhe vargjet e paragrafet e tu…
Po Vlora, qe aq shume e doje, te kujton vale dhe amazone, sepse ti i dhe gjithçka, bashke me njerine e zemres e mikun tone te dashur Fitimin, ndersa reciton ngahera …i lumtur qe e te kishte shoqe, krenar qe te kishte grua!
E mira Vili, modeli i respekti, thjeshtesise dhe peruljes njerezore, fisnike e lindur, punetore e palodhur e fjales, e shkrimit, sa fat qe u njohem dhe dhame kaq dashuri e respekt njera- tjetres.
Qofsh ne parajsen e drites se zotit!
Lamtumire!
Merita Kuci Thartori
29. 04. 2026.
Durrës më: 29. gusht 2019
Takim në Odeon. Pallati i Kulturës “A. Moisiu”
Duke sjelle edhe nje here ne vemendjen tuaj Studimin Antalogjik “Elitat e Mohuara” te shkrimtares dhe studiueses Kaninjote- Vlonjate Vilhelme Vranari Haxhraj, shpreh ne respekt te vepres se saj dhe te kohes ku jetojme, se nderimi për figurat e kombit e ben Historinë dhe kulturen tone kombetare me te pasur si trashegimi dhe imponim ku perulja fisnike eshte xhesti me modest.
(Po ju përcjell edhe Kumtesën time në këtë takim të vyer.)
ELITAT E MOHUARA —– NGA VILHELME VRANARI HAXHIRAJ
“ NJE KUMTESË MBI NDËRGJEGJEN KOMBËTARE “
E nderuar znj. Haxhiraj,
Te nderuar te pranishem,
Kjo antologji befasuese ne sherbim te brezave dhe te kombit, ky studim i nje dimensioni historik dhe kombetar per nga perberja dhe informacioni qe transmeton, kjo maratone virtuoze ka vetem nje rregull, ku me shume se gjithçka, koha do te vendose, me ne si deshmitare dhe kjo eshte Mirenjohja.
– PSE? – Sepse ky studim sjell te njohura e te panjohura te gjalla, te paparekura ne panteonin e zemrave Shqiptare, shqiptarinë e mohuar. Si ne çdo fushe tjeter edhe historia jone po rend kuturu. – Ku po shkon? – Kush nuk po mundet te germezohet ne te?! Po pse jo, eshte vlere njerezore, por qe secili duhet t’i drejtohet ndergjegjes se vet. A e meritoj kete? Sepse selektimi dhe turpi i kohes vjen.
Ashtu si te vjen edhe lavdia kur ajo kerkon te te shkelet, per me teper ku kjo shkence nuk ka te beje me nje frymezim brilant qe mund te te quaj ty poet.Historia ka te beje me fakte, me emrin ,me identitetin, me ardhmerine e gjakut tend. Prandaj edhe me emocionoi ky studim, I percjelle e I ndertuar me kaq finesse e palodhje dhe qe natyrshem fitoi pikerisht sot, kaq Admirues, sic shprehet edhe prof. i nderuar i Historise dhe analistit te ciles autorja i besoi edhe recencen ne hyrje te studimit z. K. Tarelli, I cili jo vetem orjenton sakte lexuesin por edhe e perpin ate ne diagramen e tij studimore.
Gjen aty perla te artit, te cultures, te gjuhes te vargut, te atdhedashurise e mbi te gjitha pararendes te akademise historike kombetare.Qe nga frasherllinjte, patriote, luftetare, burra e gra, atdhetare e shkencetare te fushave, humaniste e njerez te besimit, muzikante, njerez te letrave dhe deshmi te ceshtjeve te medha kombetare aktuale edhe sot si Cameria dhe Kosova.
I gjen te gjitha “ therrimet e mundshme “ te krijojne ate gurin e madh ne vend te vet por qe une do ta perifrazoj ndryshe “ cdo shpirt shndrit fort ne vend te vet” dhe kete gur te yllezuar na e solli pikerisht znj. Vranari – Haxhiraj, ndersa u perpiva nga figura te tilla femerore si Janica Martinaj, kjo ZHAN DARK Shqiptare e cila vetem 22 vjece pas renies te se atit u vu ne krye te luftetareve shqiptare ,sic shprehet autorja nepermjet hulumtive te saj, duke bere bashke Malazeze e shqiptare, duke bere qe studiuesit e kohes te kthejne syte jo vetem ne vleresim te bukurise se femres shqiptare ne kohe por pa I lene pas per nga guximi dhe trimeria,per nga vertetesia e indetitetit te shqiptareve duke I quajtur si Skocese te shek.17, ashtu sikunder lengohet per mosorganizimin ne nje shtet te vetem.
S” mund te le pa permendur ketu ikonen e shkences se Matematikes ne Univ. e Padoves, lauruar per Filozofi dhe qe nuk la kurre menjane mbiemrin e origjines Peshkopia Elena Lukrecia Cornelio, studimet dhe dijet e se ciles kalonin edhe pertej si ne Muzike dhe Astronomi, studime te kryera fillimisht ne shkollen Santa Maria dhe Sangalla te Venezias shkolle e financuar nga familje shqiptare dhe e dizenjuar nga artisti I njohur I Rilindjes Evropiane Viktor Kapraci.Figura e saj eshte lartesuar me portretin 7m te larte , prej xhami ne biblioteken F.Ferris Thomson ne kolegjin Vasar te New Yorkut, pikerisht ndersa mbante tezen mbi Aristotelin.
Po kaq madherishem ndjehesh per figuren e Lejla Rahsi Dinos – Lleri, e motra e Abedin Dinos,perfaqsuesi shqiptar I perhershem ne Konferencen e Paqes ne Paris, e cila me kurajon, mencurine dhe intelektualitetin e lindur e sipercituar si simbol I Amazonave shqiptare, e cila qe ne vitin 1869 identifikon SHBA si aleatin dhe mikun me te madh te shqiptareve ( ashtu sikunder lobojme edhe sot ), duke qene femra e pare me origjine shqiptare qe I shkroi Presidentit Willson duke besuar ne Ameriken e lire, mbi ceshtjen e gjalle edhe sot te trojeve Came dhe Kosoven mbetur jashte atdheut meme qe me 1913.
A s”eshte te dashur lexues dhe admirues te znj. Vranari kjo deshmi e rralle,ky konstatim aktual mbi ceshtjet madhore te Camerise dhe Pamvarsia e Kosoves, njohja e se ciles calon pikerisht prej synimeve percarese dhe denigruese te histories se nje kombi me lashtesi ne gjuhe dhe origjine, me zakone e tradita, me histori e trashegimi per tu admiruar.Besoj se ky eshte edhe synimi I znj.Vranari, gjurme ,deshmi, studim I mirefillte, ne sherbim te dijes, historise, ndergjegjes dhe krenarise kombetare.
S’mund te le pa permendur ate qe perkon me princeshen e Kanines, vendit, qytetit qe na mblodhi sot, Vlora, Rugjina Balsha e cila ka hyre ne kenget e folklorit per krenarine dhe trimerine e saj. Kjo bije e Balshes se dyte dhe e Konita Muzakës, eme e bije braktisur nga ndihma dhe mbeshtetja e Venedikut, mbajten aq sa munden kontrollin mbi Arberine e jugut, si psh. Qendresa e saj nga pushtimi Turk me 1417 per Vloren dhe Kaninen dhe ndersa largohej me 400 luftetaret e saj nga Himara me anije drejt Korfuzit mbushi Dhe, nga trualli isaj Arberor per tu varrosur sic shprehet znj. Vranari me balten e trojeve Arbnore duke e kthyer dhimbjen e saj ne proverbial sikunder sot ne Dukat e Vlore ende shprehen “Renkoi si Rugjina”.
– Te nderuar te pranishëm….! – E nderuar znj. Vranari….! E emocionuar nga ky studim, u kerkoj te falur te gjithe frymoreve te tu brenda ketij libri, qe s’mund t’u permend cilesite dhe sakrificat e tyre, qe na ushqejne e na bejne krenare, sinqerisht ne keto dite te nxehta vere, u bene refreni im drejtuar miqve apo te njohurve te mi duke u percuar keto te gjalla te verteta dhe pikerisht kur shoqeria jone se brendshmi eshte perfshire nga nje kaos e ne nje zhgenjim kombtar, pikerisht kjo jo per pasurite e vena padrejtesisht ne kurriz te ketij populli percaktuar qe heret si intelekt e fizik te persosur, por per tu qasur me te drejte ne familjen e madhe Evropiane.
Jane pikerisht keto fakte qe bejne sikur I fshehin apo I harrojne vulehumburit e politikes se mbrapshte per tiu drejtuar me kete thesar te madh qyteterimit te botes, se ky vend ka bijte e vet qe nuk e mohuan dhe mohojne asnjehere origjinen, qe bejne perpara me kapacitetet fizike dhe intelektuale ne fushat e artit, dijes, shkences e sporteve, duke u bere keshtu zera frymezimi dhe krenarie, dashurie per kombin dhe atdheun qe e thene thjeshte frymoi mes nesh edhe sot me zerin femeror e te brishte por ne format demostrativ dhe detajues te znj. Vranari Haxhiraj.
Faleminderit dhe suksese,
Shendet dhe mbaresi ne punen e jeten tuaj.
Mertita Kuçi Thartori