Kam gabuar..!Tomi Buzi

Kam gabuar..!
 
Kam gabuar në përçapjet e mia,
kam gabuar shum,
shum,
Ndoshta ka gabuar edhe vet mesia dikur,
ka gabuar si un !
Në hapat e mi nuk kisha të t’jerë
që më ndiqnin pas ..
Jo !
Vraponin të uritur
pas të t’jera gabimesh,
me ngjyrën e paras !
Koha më përplaste n’fundin
e ç’do marrëzie të ‘bukur’,
figurative,
Ngjyrave të ‘frutave’ të saj,
dekompozuar energjive negative,
Përreth meje vetëm heshtja sundonte
si n’fabulat e Ezopit,
Ku marramëndja kthehej
në skllavërin okulte,
për të dobëtit !
Kam gabuar edhe un dikur,
kur ëndërroja tek
flija gjum..
Për rrugën,
ku koha kishte fshirë me t’merre
ç’do gjurm..
Gabova, kur doja që kohës
ti vihesha pas me vrapin e poetit..
Dhe jetës
ti varja në qaf ‘kurorën’ e gërmave
të alfabetit !
Gabova,
oh sa shum gabova duke rendur kundër rrymës..
Ti ngjaja ‘lule Himalaje’,
që rritet në mes të akullit, brymës.
Sa shum gabova
që ëndrrat i mbajta hajmali
n’qafën e holluar..
Për të ndërtuar ‘piramidën’, e dritës,
n’tokën e harruar..
Sa shum kam gabuar,
endur cep më cep të fjalëve të pathëna,
Mbi gjurmët eca ‘vajosur’ si mesia,
për mëkatet e pabëra,
Pran meje
kishte heshtur zëri i Ezopit,
për fabulën e ‘mallkuar’..
Veç dënimi kishte mbetur varur
relike,
për, “Toka e premtuar “!
Gabova,
gabova rëndë dritëhijeve të jetës
pa jet ,
T’kurrur gunave të rënda
ku shpirti nuk shitej vërtetë,
Mbi gjurmët e harruara
eca, si shiu me s’tuhi përqafuar..
Deri thellë
shpellave të kohës,
me dritë-hije gjurmësh mbuluar !
Kam gabuar !
Oh sa shum kam gabuar!
Që vrapova gjurmëve, me llumin e kohës mbuluar..!
Tomi Buzi.