
Një pemë që rritej me lastarë të pathyer,
Ishin buzëqeshja jote, vështrimi yt,
Një kohë që më s’ka për t’u kthyer,
Hëna e buzëve, dielli tek sytë.
Në skutat e errësirrës qiellore,
Ndrin shkëlqimi i një ylli,
Si kujtim i ditëve përrallore,
Si cicërima zogjsh në fëshfërima pylli.
Shpesh ndriçimin e yllit ngatërroj,
E domosdo dhe gurgullimen e burimit,
Retorohem nga e merr dritën që flakëron,
Po mërmërimën në shtratin e harrimit?!
Një valë lumi si dorë lehtaz lëviz,
Një bardhësi shkume shkrihet mbi zall,
Një lule ka shpërthyer e mbirë mbi një plis,
Peng i lamtumirës së buzëqeshjes së saj.
Si përrallë e ëndrrës së pagjumur,
Nanurisen djepit mbi qerpikë,
Kujtime, vështrime; çdo gjë ka humbur,
Dhe rendin të mos kthehen më as një ditë.
Ëndrra s’mundë të rrijë me mua,
Ajo fluturon e vjen ku je ti,
Ndodh kjo…dua apo s’dua…
Po sa dotë zgjasë…s’e di kurrësesi.
Agron MEMA
SARANDË; 23–06–2026