Kinema në mëhallën tonë…Gezim Llojdia



1.

Mëhalla jonë ishte e fundit.Por fshati ynë,kishte shtatë mëhalla.Dhe një xhivar.Ato ishin dëshmitarë të një kohe,që u shkëput dhe u humb.Por,që do të mbetej e ngjizur në çdo frymëmarrje.Në çdo shikim të heshtur.Dhe në çdo hap.”Fotografia” e asaj jete në Goronecin tonë ishte më shumë se gjithçka.Ajo fotografi bardhë e zi ishte një jetë e papërshkrueshme.Që nuk mund të fliste,por që ekzistonte gjithmonë.Kishte një harmoni në fytyrat e njerëzve ,që ngjante me një poezi.Një poezi,që rridhte,por që nuk mund të përshkruhej.Mëhallën tonë e lëviznin nga themeli, vec e dasmat e zhurmshme të verës.Daullet e dasmës fillonin një javë më parë.Ku vërshonin dasmorët.Ngazëlleheshin vajzat.Djemtë që i luteshin të merrte këngën e Haxhires.Në mentalitetin e asaj kohe,kjo cilësoj ngjarja me madhe mëhallës.Aty ngjizeshin njohjet.Aty kurozoheshin edhe lidhjet.Duket sikur edhe hëna,që ndriçonte netëve,ishte fshehur.Dhe kështu,shpirti i tyre për jë javë mbetej i varur midis dritës dhe errësirës.Deri sa vinte një cigane që kishte ndjerë,që larg aromë muzike.
-Më trego dorën, dhe do të të tregoj se ku shkon zemra jote.
Pastaj si epilog cigania u thoshte fatin se ai ishte si shiu në dimër.Ajo është si një melodi e ëmbël, por është e ngatërruar nga botët e tyre.Zjarri është dashuria.Vetëm kjo mund të hapte, portat e kyçura.Thoshte, cigania.
2.
Mëhalla jonë ishte fundit,nga mëhalla e fshatit,që i erdhi kinemaja.Ashtu sic kishte parathënë, gjithçka cigania.Dhe si një rebus të madh,që s’pashë kurrë të plotësohej.Kur kinemaja trokiti në “portën e Goronecit”.Ishte një kohë kur Goroneci, një fshat i humbur.Dhe në kufijtë e vetvetes, nuk e dinte se çfarë ishte kinemaja. Duhet të kenë qenë vitet ‘60.Atje ndihej gjithkohës era e pemishteve.Ndërkohë, që goronicarët gjithë verës, ishin duke pritur shiun.Atë kohë u pa operatori.Udhëtar i vetmuar.Aty te rrapi i madh u shqiptua fjala kinema,ku myslimankat gjysmë turqisht,sec thanë dicka, si:“badjava sehir”.Dhe kjo fjalë sillte një mjegull të panjohur ,për burrat e fshatit.Ishte si të thoje se qiellin e Goronecite kishte zaptuar të gjithin,mjegullnaja e Shtrigës,në konstelacionin:Orion.


-Kinemaja? Çfarë ishte ajo?
Kur u mblodhën burrat aty te shesh,rreth trungut të vjetër të rrapit. Pyetën si gjithmonë me atë dyshimin,që lind.Dhe gjithë shpirtërat që u trazuan me njëri-tjetrin në kaosin e fjalëve,
-Ç’do të thotë kinema?Apo fotografi në muzg!
Më kujtohet, çdo detaj i asaj pasditeje,një kujtim që ngjitet ngadalë dhe mbetet aty përgjithmonë,si një shenjë e pahequr nga koha.
Kryeplaku,i urti i fshatit,duket se e dinte gjithçka:
-Kinema, more burra,do të thotë t’i qepësh syrin një copë basmeje dhe të shikosh njerëz ,që lëvizin.
Kaq mjaftoi, që burrat të kapeshin.
-Kush e di ç’mund ,të na vijë në fshat pas kësaj!
Por nuk qëndruan pa folur edhe gratë, Dhe plakaria me shamitë e bardha.Të cilat,ndonëse zakonisht heshtnin. Këtë herë u ngritën
-Lëre,more kryeplak, misionin tënd.Nuk i vihet dinamiti fshatit!
Dhe kështu, mes dy zërash,njërit që trembej nga e reja .Dhe tjetrit që thoshte “hajde të provojmë”. Koha vazhdoi të rrjedhë.Ishte sikur kinemaja të ishte një univers i tërë, një botë e papërfunduar.
Kaloi andej Shën Mitrua.
-Ç’është kjo trazirë? pyeti.
-Duan të sjellin kinemanë në Goronec, -i thanë.
-Kinemanë!?Jo, Goronecit tonë nuk i duhet ajo punë.Është qejf !tha,duke u larguar.Kryeplaku,i lodhur,shpërtheu me një farë dëshpërimi:
-Po ku ka,more goronecarë,më mirë se të rrish në karrige dhe të kullosësh sytë?
Përgjigjja si gjithmonë në këto anë.Mbeti pezull mes sheshit të rrapit dhe kishës.Mes shamive të bardha dhe mjegullës së fshatit.Se kur troket në portë një mysafirë,Goroneci mendohej gjatë.
Në çdo mëhallë tjetër,kinemaja vinte dhe ikte,si një rrjedhë që s’ndalonte kurrë.Ajo që,kishte atë ndjesi të pafund,të mbetej gjithmonë e fiksuar në celulodi edhe kur koha kalonte.
2.
Kinemja ishte ajo,që mbajti të lidhur pas një ëndrre,mëhallën tonë.
Kinemaja,trazoi Goronecin.Në fund,pas shumë zërash kundër dhe disa po,kryeplaku urdhëroi:Të vijë kinemaja në Goronec!
Plakat me shamitë e bardha,s’u përmbajtën:
-Është turp,o kryeplak mavëria!
Operatori, i ardhur nga qyteti me një aparat të zhurmshëm dhe një buzëqeshje,kërkoi një dhomë të madhe për të vendosur pajisjet.Por në të tri lagjet e Goronecit,nuk u gjet një e tillë.O -mëhallë e shuar,- psherëtiu ai.Nejse- tha,do ta bëjmë kinemanë para sheshit të rrapit.Merrni me vete karriget e shtëpisë!
…Dhe në të pikur të muzgut.Por të thellë.Kohë më vonë, do të mësoja se atë natë burrat zunë rreshtin e parë.Gratë u ulën pas tyre, më tutje.Një rresht me vashat e veshur si për festë dhe pas tyre djemuria.Karriget mbaruan.Fëmijët ju qepën murit të Baba Qemos.Një copë beze e bardhë u lidh te degët e rrapit të mocëm. Aparatura zhurmoi.Filloi të rrotullohej shiriti dhe u shfaqën kalorës, që vraponin me shpejtësi në pluhurin e një bote të largët. Nuk pepinte gjë në Goronec.As qentë,që flinin bashkë me pulat.Rrapi i mocëm,dhe degët e tij, ishin kthyer në statuja të heshtura, mbështjellë me një bukuri të trishtë.
…Pastaj, u shfaq Zapata.Me kapele meksikane.U shfaq madhështor dhe i huaj.Dhe kur në ekran krisi një puthje e nxehtë,kaurkat hodhën shamitë mbi kokë dhe filluan të kukurisnin.
-Turpi i dynjasë!- fëshfëshitnin nën zë.
Prifti u ngrit dhe iku me nxitim.Zot- tha!Këto janë gjëra të marrëzishme, mërmëriste,
Ndërkohë, fëmijët, të ngjitur në mure, mbaheshin nëpër degë , pa lëshuar sytë nga bezeja.Se kush i pa dhe u briti fëmijve.
-Shkoni ju ,se nesër keni shkollë.
…Por atëherë ndodhi ajo,që mëhalla jonë nuk e priste.Shiriti ngeci në mes.Pllakat u ngrinë.Zhurma ndaloi .Ekrani mbeti i bardhë.
Errësira u ul ngadalë mbi fshat.Faqe më faqe.Gur më gur, Goroneci heshti.
-Do vazhdoj apo jo?Operatori ngrinte supet.
-Si nata e parë, mirë shkoi,një pllak e gjysmë.Shkoni për sonte, tha.Merrni me vete karriget e shtëpisë.
Dhe kështu,për herë të parë, Goroneci ynë kishte parë “kinemanë”. Një dritë,që lëvizte në një beze.Me burra, gra, përqafime,pluhur,flamur meksikan dhe Zapatën.Një natë ndryshe,por me fund si gjithmonë.Njerëz,që kthehen në shtëpi.Me dyshime në kokë.Me një histori më shumë, për të rrëfyer te pragu i shtëpisë.Në qetësinë e një mëhalle, që, s’kishte asnjë kujtim.
3.
Ishte e shtunë dhe graria e Goronecit,më e zellshme se burrat, shtoi rreshtin e karrigeve.Sytë e natës u ngulën thellë.Dhe kur nata mbulohej nga heshtja,duke u rrokullisur në terrin e vetmisë,celulodi filloi të lëviz ngadalë.Gratë donin ta dinin si do të përfundonte historia me Zapatën.Ajo ishte një histori,që jetonte dhe vdiste në ajrin e natës në një fermë meksikane.Operatori, i lodhur,mezi mbante sytë hapur:Nuk ka dhimbje më të madhe se të qëndrosh një javë duke dhënë vetëm filmin e Zapatës në Goronec!Por, s’kishte ç’të bënte.Fshati e kishte pranuar kinemanë.Me dyshim,me zëra.Të gjithë e kishin sharë.Por në fund të gjithë uleshin për ta parë.
…Sërish u shfaq Zapata.Po ajo kapelë e madhe meksikane.Po ato puthje të forta,që shkaktonin furtunë në rreshtin e grave.Tani, ndryshe nga hera e parë,kaurkat nuk i hodhën shamitë mbi kokë. Por i ulnin ngadalë,si për të parë më mirë.Fëmijët,si gjithmonë,ishin përmbi murin e Baba Qemos,me kanotiere.
-Afrohu edhe pak o Zapata !bërtisnin ata.Puthe,more c’mendohesh më, se po të ikën …!
Pastaj si një mallkim,që nuk e lë dot filmin të përfundojë. Shiriti ngeci.Operatori hoqi pllakën u kthye nga turma:
-Edhe sot si dje.Shkoni edhe sot.Nesër,në muzg! Merrni me vete karriget!Pa asnjë mendim.Pa asnjë hezitim,ata u ngritën.Gratë mallkuan.
-“Nuk na the!C’qe ky fat kështu.Një film,s’përfundon dot në Goronec!Plakave u thanë,që me natë,të ndiznin ca kongjij,buzë lumit?
4.
Të nesërmen,në ditën e tretë,ishin pesëdhjetë karrige.Erdhën edhe myslimankat,që e fshihnin fytyrën.Të gjitha shenjat okulte tregonin se në Goronc,ora ishte kurdisur së prapthi.
Filloi filmi….Zapata, ishte në dhomën e gjumit.Fshati priste në heshtje të ndodhte,ajo që pritej.Por,përpara sheshit të rrapit të mocëm u dëgjua një lehje qeni.Pastaj një zhurmë erdhi nga perëndimi i mëhallës.Dhe ishte logoria e qenëve,të fshatit.I kishte tmerruar sic dukej hëna e ngrënë.Dhe cuteshin ta kapnin hënën.
-Ore,po kush i ka lënë qentë zgjidhur sonte?-u dëgjua një zë i shqetësuar.Graria u lemeris.U braktisën karriget.Operatori,me fytyrën që lutej,fiku aparatin.
-Ah, qen, i biri i qenit! -ulëriu.Ma prishët filmin në pllakën e dytë! Shkoni dhe për sot. Merrni me vete karriget!
Më kujtohet çdo detaj i asaj pasditeje.Dhe si një kujtim, që ngjitet ngadalë në shpirt dhe mbetet aty përgjithmonë,shenjë e pahequr nga koha.Drita e bezeve u fik.Terri e mbuloi përsëri mëhallën tonë.Të vetmit,që s’largoheshin ishin:Polo kauri dhe roja i bostanit Qenani.Poloja, me zë plot ankth, pyeste:Po a e ke parë filmin? Si do të vijë halli i Zapatës?Qenani,më i drejtpërdrejtë:
-Thuaj, more Polo!Do ketë më nga ato, apo jo.Përse do lodhim kokën me hallin e Zapatës.
5.
Filmi kishte lënë gjurmë.Dhe ishte ajo çfarë e bëri atë moment të përjetshëm.Ishte një lloj magjie që kalonte nga shpirti në shpirt.Pa fjalë.Por me një ndjenjë të thellë,që përshkruante gjithçka.Por atje, nën hijen e pemëve.Atë mëngjes,burrat e kishin filluar herët lojën e dominos.Por sytë i kishin nga muri.Sose.M,tha se koha është si muzg.Dhe goronecarët,çfarë mund të bëjmë përveçse të shikojmë vazhdimin e filmit?Dhe kështu,ora kalonte ngadalë.Çdo minutë ,që shkonte,ngjallte ndjenja të përziera.Ora erdhi,si një shenjë që thërriste,të ktheheshin në botën e kinemasë,që kërkonte muzgun.Operatori përsëri me aparaturën e vogël për filma me metrazh të shkurtër.Ai kishte vetëm një aparaturë dhe duhej hequr njëra pllak kur mbaronte,për të vënë tjetrën.Prandaj i pyeti:
-Cilën pllakë doni?
Graria dhe plakat kërkuan Zapatën,ose :”Qiellin e lumturisë”.Burrat donin filmin me luftë.Mirëpo operatorit s’i dilte kështu hesapi,fjalë në mjegull
-Dhe i vetëm trim në luftë-e doni apo jo?Në qytet s’ka rradhë për këtë.Plakat këmbëngulën:Qielli i lumturisë,ose ik!
Operatori ngeli me pllak në dorë:Flisni kë doni?Se po ika ,s’kthehem më.
-Shkoni dhe sot.Nesër kemi filmin:“Dashuri dhe urrejtje”. Merrni me vete karriget.
-Shikoje vetë!-thanë burrat.
– Shfaqe,operator shfaqe! -i thirrën shamibardhat.Se vajtëm tre ditë dhe se pamë dot Zapatën…
Dhe ai shiriti i filmit është shiriti i ëndrrave.Fjala që mori me vete gjithçka që kishte ëndrrat,shpresat, dhe fjalët e pathëna. Ishte koha që kaloi përpara syve të tyre.Koha që nuk mund ta rikthejë kohën. Që nuk mund ta kthejë atë që humbi.Koha që jetoi në kujtime, si një pasqyrë e asaj që mund të kishim qenë, por që kurrë nuk u bë.

Por prifti e denoncoi operatorin.S’vijnë më në kishë,nuk i luten Shën Mërisë!Dhe operatori iku.E dërguan në një garnizon për të dhënë filma për ushtarët.Dhe sic më vjenë ndër mend një mesditë pas tre javësh u shfaq operatori në mëhallën tonë.Pa aparatin e kinemas .
-Tungjatjeta o goronicarë-u tha.U mblodhë gjithë mëhalla.Dhe i treguan sikur koha,të mos kishte mbarim kurrë?Pra ata, të ishin përmbi kohën.Ose,ora e Goronecit të mos kurdisej dhe të mbetej:7.Le të rridhte koha.Në hesap të vet.Në rrjedhën e vet.Koha në shtegun e saj të vjetër. Dhe ditët e jetuara atje,në Goronecë me kinemanë.Ajo që është e bukur ,u tha ai- nuk vjen kurrë.
U tregoi se e kishin cuar në një repart ushtarësh të xhenjos në lindje të Goronecit tonë.
-Erdha t’ju përshëndes-tha.Më mori malli për Goronecin. Ai shesh i rrapit të mocëm.Dhe ato me mure që dinin çdo sekret të fëmijve.Dhe cdo natë gjithmonë e pandryshuar,rradha e burrave e grave e vashave dhe djemve.Një pjesë e asaj bote që mbetën,si pjesë e një historie ,që nuk mund të fshihej.Atje me ushtarët është tjetër gjë.Dhe u them ushtarëve .Janë katër pllaka nga gjysmë ore.Pllaka e parë është me luftë e doni.
-Jo thonë ata,ce duam në luftë jemi cdo ditë.Pllaka e dytë edhe ajo me luftë.Jo thanë ata.Edhe e treta,luftë ka.
E katërta është me dashuri.
-Këtë po.Ajo jepet tërë natën e perëndisë,sa vjen komandati, gjithë sherr e potere.Dhe kinemaja e ushtarëve,ishte dicka te një orë e gjysme,që vërtitej rreth një pllake të vetme celuloidi, që mbante ajrin e ngrohtë të një dashurie, që nuk mund të prekej nga ata.Dhe për ata ishte më shumë se një moment Ishte një çast ,që mbetej në zemrën e tyre ,një melodi ,që nuk mund të fikej.
-E le shkretin Goronecin- i thanë vajzët.Po djemtë ku janë- pyeti ai.
-Te klubi me ndonjë gotë përpara.
Dhe megjithatë,ai iku.Duke lënë pas symbol,që nuk mund ta mbajmë përjetësisht.Por në zemrën e goronicarëve do të mbetej i një flakë e ndezur,që nuk do të shuhej.
7.
Kinemaja pushoi në Goronecë.Zapata s’u pa më.Por muri i Baba Qemos.Bezeja e bardhë dhe karriget me nga një këmbë,mbetën si dëshmi.Dhe ai zjarr, që ndezi shpirtin e tyre mbeti aty.Ai zjarr që i ngrohte dhe i lidhi, si një drit,ë që ndriçon dhe krijon një rrugë në errësirë,aty mbeti.Fshati u kthye në zakon e vjetër,në punët e stinës.Pa heshtjen e madhe të kinemasë.Por kinemaja kishte lënë diçka.Një brazdë,një çarje.Dhe një kujtim,që nuk mund të fshihej se për pak net,Goroneci ynë kishte parë. një botë tjetër.Dhe kishte prekur qiellin… e lumturisë.
8.
…Sot, askush nuk flet më për kinemanë në Goronecin tonë. Ato ndjanata,që mbushte ajrin me një tingull të papërshkrueshëm, duke bërë të ndjejnë se ky çast ishte i tyre dhe i përjetshëm.Muri i Baba Qemos është shembur nga koha.Dhe karriget janë kthyer në dru zjarri.Por ata,që e përjetuan atë kohë fëmijët,që thërrisnin cdom skenë me buzëqeshje.Gratë, që fshihnin sytë pas shamive.
Burra ,që shanin operatorin,por njëfarë respekti e mbajnë ende.
Sepse ajo beze e bardhë,e varur mbi një mur të thjeshtë fshati.Tregoi më shumë se sa të tregonte filmi.
Ajo hapi sy.
Hapi gojë.
Hapi zemra.
Hapi mendje.
…Për disa net,Goroneci ynë nuk ishte më thjesht, një fshat i humbur.Por një vend ku njeriu mund të ëndërronte.Dhe të donte, të mërzitej.Dhe të qeshte, të mallëngjehej. Ashtu si personazhet,që lëviznin mbi atë copë pëlhure të bardhë.Dhe ndoshta,në ndonjë mbrëmje,kur muzgjet ulen si atëherë.Kur frynë larg era e pelave.Dhe kur shelgjishtet e lumit fëshfërijnë.Ndonjë plakë,atëherë ishte fëmijë i dikurshëm i thotë vetes:
-Ah ku janë ato netë me Zapatën…
9.
…Netëve me kinemanë në Goronecë.Mësuan për netët e ngrohta, të verës.Dhe yjet, që binin,mbi kokën tonë.Ai qiell ,që na shikonte nga lart, si një dëshmitar, që kurrë nuk do të mund të harrohej.
-Ja ja,ra edhe një yll.O Zot cfarë fati na pret?Thoshin vajzëria.
Ishte pluhuri i kometave.Që endej mbi qiellin e ngrohtë të Goronecit.Netë të ngrohta vere.Ku edhe sytë qepeshin,pas ndonjë shikimi të largët.Dhe të fshehtë.Ku vajzat ngrinin sytë.Pas cdo pauze të filmit.
Dhe djemtë e hedhur,që u lodhej koka e kthyer pas,nga rreshti i vajzave.
Ata veshur me këmishët e reja.
Ato veshur me të bukura fustane,që i ndërronin cdo natë.
Dhe kur iku kinemaja.Ato s’harronin të vishnin fustanet e reja,që kishin yldisur të dielën e fundit.Kur shkonin,për të kërkuar dicka përtej xhivarit tonë.Dhe plakaria,që mekeshin gazi.Dhe pleqtë e përhumbur,që bënin gjumin e dytë,mbështetur te karrigia duke gërhitur.Aq sa dikush u hakërrej.
-Këtu e gjetët ju të flini?Nesër merrni stromënë me vete!
Por këto nuk janë më.Kujtime, vec, që enden në mjegullën time.
-Ato netë,që na na lanë pa frymë,ku janë?O Goroneci ynë…