Ne ishim para botës-Maria T. Liuzzo

Shqipëroi: Astrit Lulaj

Maria T. Liuzzo

Shqipëroi: Astrit Lulaj

NOI ERAVAMO PRIMA DEL MONDO

Avere il mare fra le braccia
e sentire il tempo
nel silenzio del vento,
quando l’oscuro fiore
è vela notturna
e i pensieri sondano oceani
per cercare la vita.
Emergi
fra spirali di visioni
e specchi d’aria: noi eravamo
prima del mondo è il ricordo
delle tue parole: l’eternità
incisa nella creta.

NE ISHIM PARA BOTËS

Të kesh detin midis krahëve
dhe të ndjesh kohën
në heshtjen e erës,
kur lulja e errët
është velë nate
dhe mendimet zhyten oqeaneve
për të kërkuar jetën.
Ti shfaqesh
mes spiraleve të vizioneve
dhe pasqyrave prej ajri:
ne ishim para botës,
kujtimi i fjalëve të tua është:
përjetësia
e gdhendur në qeramikë balte.

HAIKU

Annuncia l’ombra
sere nel cuore.
Cercano stelle gli occhi.

Psiche e amore .
Dietro voli d’uccelli
rossi tramonti.

Slitta su nevi,
luce. Il tema di Lara,
nota d’eterno.

Ore pensili.
Su gambo di parole
ride la luna.

Costellazioni.
Labbra notturne
declinano ricordi.

HAIKU


I
Lajmëron hijen,
mbrëmje në zemër.
Sytë kërkojnë yje.
II
Shpirt dhe Dashuri.
Pas fluturimit të zogjve
kuqojnë perëndime.
III
Rrëshqet mbi dëborë,
dritë. Tema e Larës,
notë amshimi.
IV
Orë të varura.
Mbi kërcell fjalësh
hëna qesh.
V
Yjësitë.
Buzë nate
shtjellojnë kujtime.

TI VOGLIO INSEGNARE


un canto…
Senza distrarti
ascoltalo:
non ha né suono
né parole.
Poggia l’orecchio
alla mia bocca:
sentirai la melodia
dei miei silenzi.

DUA TË T’MËSOJ

një këngë…
Pa u shpërqendruar
dëgjoje, pra:
nuk ka tingull
as fjalë nuk ka.
Veshin mbështet
pas gojës sime:
melodinë do të ndjesh,
të heshtjeve të mia.