Tomi Buzi

Kjo është jeta !
Kjo është jeta,
e bukur, e vrazhdë, e errët, e bardh..
dhe prap e bukur, e keqe..
të përplas në dy anët e rrugëve të saj,
të ndiesh i lodhur,
i vrarë, i përgjunjur,
i paragjykuar,
ndoshta, edhe i vrazhdë
n’mes buzëqeshjesh të humbura
tutje..
udhëve, ku je duke shkuar !
Kjo është jeta !
Me vezullime të trishta..
zhytur thellësive të saj me tentakula
që lidhin mendimet tona
humbëtirave ,
drejt një destinacioni të panjohur,
pa emër,
që vërtitet në mëndjen tonë
i mobiluar bukur ..
i pa-artitshëm,
që na godet si një metafor e ashpër,
në zemër..
Kjo është jeta,
Me të gjitha dritë- hijet vezulluese
e formave abstrakte.
Jeta, brënda tyre mban fortë zjarrin
që do të ndezi qirinjtë
e së nesërmes,
për të mos ndriçuar rrugën
ku do të shkelin ata..
që do të shkruajnë për dritë-hijet e jetës..
në metaforat e së
ardhmes !
Kjo është jeta !
Vjenë dhe ikën përsëri ,
zhytur n’fonema të heshtura,
pa britma,
me fjal të endura pasthirrmave
të rrenës,
përqafuar përjetësisht me shkëlqimin
vezullues pa emër
duke tërhequr zvarrë
të vërtetën
errësirave të saj,
që kurrë të mos shohi dritë..
për ti ngulur thikën gënjeshtrës
në zemër..
Kjo është jeta,
Ne jemi udhëtarë të dritë-hijeve
udhëkryqeve të saj,
Mbështjellë me metafora të pista,
vrapojmë si ëngjëj
pas ‘dritës’ së panjohur, pa destinacion,
të bindur
se e ardhmja do të jetë metafora
më e ‘bukur’,
në burgun e përjetshëm..
të mëndjes tonë !
Kjo është jeta !
Ne shkojmë përdit nëpër të..
hallakatur,
mes pasthirrmash të pista, të heshtura..
pa zë..!
Tomi Buzi.
11.05.2026.