Pasqyra-Petro L. Sota

 
—————–
Ndonjëherë, kur shikohem në pasqyrë,
Trembëm, se mos më del ndonjë mëkat,
Mëkatet, më shfaqen përpara me fytyrë,
E çuditshme, se më dalin disa nga gratë.
 
Vetëm ato, që i kam dashur marrëzisht,
Dhe vargje poezie për ato kam shkruar,
Se i kam dashur vërtetë dhe sinqerisht,
Dhe prandaj në ëndrra, kam mëkatuar.



Ndërsa në ëndërra mëkati, s’është faj,
I trembem, kur shihen ato në pasqyra,
Ndoshta, më shohin dhe mua, prandaj,
Mund t’u dalin tek ato edhe mua fytyra.



Të mirat, të bukurat dhe të ëmblat gra,
Mos më bëni fajtor, për mëkatet e mija,
Nëse do më shihni edhe ju në pasqyra,
Ma prishni gjumin, që pa ëndrra të flija.
 
Ma prishni gjumin por në ëndrra të vini,
Të hyni, të bukura e lozonjare çdo natë,
Dhe deri në mëngjes, me mua të rrini,
Por pa kërkuar në ëndrra, të bëni mëkat.