————————–
I gjatë korridori, me numra çdo derë,
Si kostum i ngushtë, që trupit i rrinë,
Me dyer të mbyllura dimër dhe n’verë,
Sikur aty brënda, po ruajnë virgjërinë,
Si kostum i ngushtë, që trupit i rrinë,
Me dyer të mbyllura dimër dhe n’verë,
Sikur aty brënda, po ruajnë virgjërinë,
Ecin vajzat me taka, trokasin butësisht,
Por trokitjet korridori, në fund i përcjell,
Del jehona, si në tunel, ikën paqësisht,
Ndërsa parfumi femëror, korridorit ngel.
S’ka zhurma, që qetësinë mund ta prish,
Në fund të korridorit, kolltukë që presin,
Një tabllo e Pikasos, as peshk, as mish,
E kur e shohin njerëzit, pa fjalë mbesin.
Fundin e orarin zyrtar, janë duke pritur
E dyert kur hapen, dalin gjithë zyrtarët,
Të lodhur, por me dëshirën për të ikur,
Ndërsa ndonjë flirt, e mbyllin në sirtarët.
Ecin korridorit , por gjithmonë të habitur,
Tablloja e Pikasos, merr përherë vështrim,
E mendojnë piktorin, se ka qenë i lajthitur,
Kur e bëri tabllonë, që s’i japin dot kuptim.
Tablloja e Pikasos, merr përherë vështrim,
E mendojnë piktorin, se ka qenë i lajthitur,
Kur e bëri tabllonë, që s’i japin dot kuptim.
Petro Sota 8 maji 2026
