Sa më afër qiellit
aq më afër tokës,
por imtue e pluhrosur.
Si të bien themelet
do të rrafshohen muret.
Qielli çati mbetet.
Të trashun prej ndryshkut
çeliqet do të këputen.
Do të kalben hunjt
e gardhet do të shkulen.
Ujë e tokë do të ketë
e nuk e di për njerëz,
por globi glob do të jetë.
Njerëzija çue peshë
për kryet e vet
e njerëzorja po vdes,
nëse s'ka vdekë krejt.
