Kripë dhe cung-Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

 KRIPË DHE CUNG.
                  (poe-prozë)


-Ç’të bëjmë me të qeshurën ? Ajo u gajas.
-Ta lemë të shkojë. Vjen tjetër buzagaz. 
-Sikur gazi të ngryset, të rrudhet buza ?
-T’i  lemë hamendjet. Ato s’mbarojnë, 
luten veç për gjethe flutura.
-Luten? Kjo lutje sjell mbarësi, praj, 
-Po lutja mbaroi, kujt t’i lutemi pastaj?
A nuk e sheh si rrokullisen gurët…?
Edhe atyre po ua rrjepim lëkurën.                                   
-Gurët paskam lëkurë, buzë, sy veshë? 
O, ç’më gajase! S’më mban asnjë qivur, 
përkrah më mban çdo shpresë. Zia gris gjithë partet.
-Ç’hyjnë këtu zia, qivuri? S’na duhet i
mrrudhuri. I mrrudhuri merr e ikën 
njëherë njeriun e mbulon me kapak 
pluhuri, njëherë merr e mbulon frikën.
Lëre mënjanë atë çka mënjanë të lë,
një cope udhe të mban, pastaj të shtrin nën dhe me heshtje të përzë. Heshtja jeton me dramë.
-Shih, shiko në kodër? Xhvoshk lëkura 
e trungjeve, mbushur trungjet me 
kripë, ngulur gozhdë.
-Gozhdë e kripë në trung? Kë kryqëzojnë përfund?
-Nuk e ditke ende, kripa dhe gozhdët 
thajnë degët e pemëve.
-Pastaj, çka habi na çudit pastaj?
-Drurët thahen gjunjsh, pylli dergjet vaj.
-Po pastaj çka ngjet ?
-Pylli vuan për ujë, drurët gulçojnë për 
ajër, ajri drithmon për bletë.. 
-Po pastaj kush vdiret ?
-Jeta e gjelbër prej nekrologjive.
-Oh, po kjo dhemb, dhembja më e 
mprehtë. Si u varroska pylli gjelbërisht
gjoksnxehtë? Ku do thithim ajër të 
pastër për mushkëritë.?
-Do ndërtojmë vila. Pylli mbështjell 
brengë. Xhvesh nga çdo lirikë.
*
-Ku t’i gjej kepucët ? Dheu ma hëngri 
shputën. Dëbora ma mpiu gjakun. Ku ta gjej flakën, xixat e merakut.?
-Gjeji nëpër pyll. Me një cung gdhend  
këpucë. Asnjë me gungë. 
-Mos rrëshqas e rripem, fatkeq kësaj 
mesdite. Ende ngjethja ngjeth.
Dielli mos ma djeg cungun sa gatitet për këpucë në shteg?
Ndoshta, në bjeshkë, me gishtrinjtë e mi grinden këpucët.
Dega e rrudhët kthehen tek pisha, ndoshta për t’u ngjall shpejt ngroh limfë tek buzët ? 
-Thua, dega ende ka zë prej shpendi, 
shpend është fluturimi.?
-Ne prit e prit pyjet me sëpatë thëllimi. 
Pri, nëse duhet, por çka mbillet? Asnjë 
farë e lume. Kuzhneni veçse shkimet.
*
Me gurë mbushim bregun, ndërkaq … 
ngrejmë ca kolona me art kontrabandë.
-Kumi ku shkoi, pse u mvrejt vala ?
Pse s’marrin frymë, lajm pse nuk çojnë janë a s’janë të gjalla ?
-Ku ta gjejnë një gaz, buza t’u freskohet,
syri t’u xixojë pak? Veshi t’ju dëgjojë çfarë kris përreth.
E qeshura ku mënoi? S’vjen më të cicërojë zog haresh.
-Tek ky bregdet do ngrejmë njëfarsoj 
kolona e kupola me kundra – art.
-Do ia zemë horizontin bregut, do ia 
zemë syrin valës. Kund s’e gjen një varg.
*
-Me të vërtetë qeshim, tallemi mesvedi!
-Ç’të bëjmë me të qeshurën ? 
-Ajo u vranua, ajo u gajas.
-Ta lemë veç të perëndoj. 
-Ç’thëllime do na vijnë
buzaplas !!!!…