Ku po shkon atdheu im ?Tomi Buzi

Tomi Buzi

Ku po shkon atdheu im ?

Ku po shkon vallë
me torbën supeve të rëna ?
Po trokëllimën e hapit
pse vall e ndale përjetë..?
Flamurin Kuq e Zi
që se ndave nga zemra..
a ja u le maleve
si shënjtëri për amanet ?

Ku po shkon rrokullisur
me torbën e halleve krahëve..?
Sakatuar nga injoranca
dhe pabesia pa iman?
Ne të shohim ,
dhe kujtojmë vallen e të parëve,
që nuk u larguan kurrë..
përballë armiqëve
nga asnjë istikam !

Ku do t’shkosh me sytë përdhe,
kokë-ulur ,
ku do i lësh ëndrrat
dhe shpresën e të parëve?
Po këtë popull të rraskapitur
e të përgjumur ,
kush do e zgjojë
të thërrasë lavdinë
prej varreve ?

Atdheu im i dashur,
trup-shkelur që një shekull,
Mos ma lejo lotin
të më thahet syve të gjakosur,
qëndro të luftojmë për lirinë
edhe të vdekur,
të mos mbetet amaneti i të parëve,
i pasosur !

Qëndro atdheu im
trojeve ku rrite lavdinë ,
mos u përkul
gjurmëve të reja të tradhëtisë .
Të dy bashkë
do të ngremë nga balta
krenarinë,
t’i japim frymën, dhe jetën tonë
Shqipërisë!