Kujtesë ndër kohë…Bujana Malaj

Bujana Malaj



Diçka kur po shkruaja mbi poezinë time të ditës në lidhje edhe me mbështetjen e thellë të protestave që po zhvillohen në vendin tonë ( Shqipërinë ) e jo vetëm më pëlqej ti vëj titullin poezisë :
“ LUMI QË S’NDALET “
Në fakt nuk ishte thjesht një mendim titulli por diçka mu kujtua brenda tij.
Unë përdora një metaforë letrare midis
Lumit dhe protestuesit.
Mu kujtuan shumë fjalë që thonin ndër kohë të vjetërit , që përdorte babai im , por jo vetëm që i thonin dhe i vënin shpesh herë edhe në përdorim nëpër mes krahasimit që bënin ndërsa ne i quajmë edhe metaforë !
Jeta e fshatit në kohën tonë ka qenë e egër për shumë arësye të kohës.
Shumë pak shtëpi fshati atëherë kishte ujë qoftë edhe brenda oborrit të tyre.
Në mungesë , ishim të detyruar të shkonim për të mbushë ujë nëpër vrella( burime ) ose ndonjë krua ku kishim më afër.
Lumenj kishim !
Përshembull ne kishim Lumin Valbona që kalonte përpara shtëpisë tonë në fshatin e bukur të Bujanit pak kilometra larg , por që nga burimi i tij e deri sa zbriste poshtë me kilometra të tërë i përziheshin disa përroje si Përroj i Shudenicës ku ishte dhe thertorja e bagëtive që shmrazeshin gjithë mbeturinat në atë lumë fhe uji bëhej i pa pishëm .
Ne vajzat kur u rritëm dëshironim që burimet dhe uji i pishëm të ishte sa më larg gjë që na jepte mundësinë për të shpenzuar pak kohë më tepër ngjasme për të mbushur ujë.
Kjo ishte një mundësi që mund të shikonim ose mund të na shikonte dikush më shpesh nga fshati apo udhëtarët që kalonin andej.
Babai dhe nana gjithmonë na porositnin të kujdesemi për vete duke na thënë :
“ Mos e nxani ujin kos gjatë rrugës “
që do të thotë mos e largoni rrugën më tepër se sa është…..
Nejse , kur vinte dikush në shtëpinë tonë për të pyetur për diçka familjare babën apo edhe nanën , i dëgjonim edhe ne me vëme dje ashtu siç e dëgjonin dhe prindërit e mi , por unë që atëherë isha kureshtare të dëgjoj gjëra të tilla se si diskutohej jeta nëpër familje të ndryshme !
Mbasi mbaronin bisedën dhe tregonin për probleme të ndryshme familjare apo konflikte si çdo familje tjetër e asaj kohe apo dhe të kësaj kohe pak më të çuditëshme , në mes të tjerash babai i pyeste për të qenë më i saktë në rrjedhën dhe vazhdimin e problemeve :
“ Kur fillon burimi i lumit apo i kronit sa ecën pa u degëzu me prroje apo burim tjetër “?
Ata nuk e kuptonin dhe ua spjegonte baba me ngadalë.
Nëse rrjedhja e lumit vazhdon gjatë pa u degëzu apo pa u turbullu nga ujërat e tjera faji mbetet aty ku ka fillu rrjedhja e Lumit !
“ Nëse Lumi është i shkurtër dhe fillojnë degëzimet atëherë fajin ja hedhin njëri – tjetrit dhe asnjëherë nuk mund të gjindet një zgjidhje dhe ajo zgjidhje ngelet në dorë të fatit “ !
Këto historia janë të pafundme por shpesh herë na duhen ti vëjmë në jetën e përditëshme !
Baba thoshte :
Ma shumë ruaju amullës ( rrethit të madh ) që sillet rreth vetit se sa valëve që hidhen përpjetë sepse ato hidhen e bien përsëri aty nga ku kanë dalë.
Kështu që : nëse lumi që është nisë ( protestat) vijnë të pastra që nga nisja dhe fillimi i tyre pa u futur degëzime përrojesh ( parti e politik) anësore deomos do të përfundojnë të kthjellta në të mirë të Kombit !
Nëse degëzon lumi dhe përzihet qoftë edhe me mbetje ( fekalesh) anësore , Shqipëria do të ngelet më keq se është sepse i thonë 15 ditë protestë dhe përsëri dalin të njëjtët gjela duke kakarizur se vezën e bëjmë ne e jo pula…….
Ky ishte thjeshtë një ndërlidhje mendimi dhe kuptimi që :
“ LUMIN E VËRSHIMIT TË KËTYRE PROTESTAVE MOS E PËRZIENI ME UJIN E PISTË TË PËRROJEVE PËR RRETH “ ose le ti ktheheni jetës së përditëshme dhe të mbetet aty ku në gjendjen e mëparshme ku ishte