Ngrohtësia e saj-KlediaAlizoti

KlediaAlizoti

 
 
Krahu i dashur – strehëza e ngrohtë,
fjala e mençur jehon nga larg,
një mall që dergjet lagur në muzg,
një yll që tretet prag më prag.
 
Fjalë dashurie, e ëmbël, e butë,
venitur lehtë , një ëndërr në sy,
kujtim i shtrenjtë që s’vdes kurrë,
mbetet përherë puthja e saj.