Një përqasje përtej lirizmit, të poetes Fatbardha Behri Kaci !Emi Krosi

Emi Krosi

Tema: Një përqasje përtej lirizmit, të poetes Fatbardha Behri Kaci !

Shkodra është në radhën e përpame përsa i përket artit, por dhe poezisë. Teksa lexoja lirikat e Fatbardha Kaçi Behri, në librin; “Një gotë dashuri” , kupton se imazhi që ajo përcjell, kalon unin individual liriko-poetik femëror ( nuk jam në mbrojtje të poezisë femërore), por ajo trajtëzon:

a) një lirikë me thellësi mendimi,

b) një qartësi imazhi përmes përshkrimeve,

c) modelimi i një abstraksioni intensiv emocional,

d)konfigurimi i mesazheve mitologjike/kulturore dhe historike , në vargjet: kohës së pranverës,/ i merren këmbët. /Ecën pas gjurmëve të ëndërrave…/pëshpërima e gjethishtes së re,/ftesë yjësie së fatit…/Zemrat marrin udhën e dashurisë…(2025 : 47), nga poezia: “Stinë ëndërrash”.

Imazhet poetike që vinë në këtë vëllim poetik, janë derdhur si shumësi lëngjesh në një gotë përplot me dashuri prej një shkodraneje. Ajo që përqaset nga/prej lirikës së saj janë motivet:

– motivet e natyrës ( sidomos grija e dimrit, liqenit etj.),

– kthimi në rotrespektivë, ( ku njeriu dhe dashuria hapëronin ndiesi të identitetit njerëzor, pa vese dhe interesa meskine),

-impakti i Shkodrës, ( që lëviz si llavë nën/lëkurën e saj femërore poetiko-lirike). Vargjet: dithëronte moti, kollitej qielli,/ përtej xhamit të lokalit./Nga një gotë verë në tavolinë,/mbushur gota zëra yjesh…(2025: 59), nga poezia që mban dhe titullin e librit, “Një gotë dashuri”.

Vërtitja e poetes në “humnerat” e absurdit , nuk shmanget dot. Por, një absurd që çdo njeri e tejkalon ose nundohet të dalë nga “qarku” i ekzistencës së tij duke kërkuar vetëveten. Vargjet: vërtitemi në karusel të absurdit,/ në mister të ardhmërisë,/ derisa të shuhet në muzbotë, / flaka e egos së pistë ( 2025: 97), nga poezia” Karusel i absurdit”.

Ndonjëherë poetja i shkatërron lidhjet e vargjeve, duke hequr [ lidhëzat/nyjet/ parafjalët etj.], si efekt tekstor sematik, jo si mungesë e njohjes së stilistikës, pa përdorur “sforcime” meditative emocionale. Fjalët vinë vetiu. Ndoshta dhe një lloj sprove, që fundvargjet mbyllen ose me një pyetje, ose me dilemë, ose me retiçenca ku vargu lihet që lexuesi ta plotësojë vetë, sipas kumtit poetik p.sh: mbështolli muzgu Bunën./…/hapa të muzës…mbi ujë…, ku lexuesi “vozit” vetë me fantazinë e lirë, mbi valët e Bunës.

Në tekst ka shumë tofjalësha, me ngarkesë stilistikore, kryesisht; a) metafora: shpirti ecën në livadhet e këngës/damar i mallit rreh me daullet e shiut/ lyer nga argjendi i hënës/ në zemrat e pemëve/retina e një ëndërre syhapur/ këpucët e vjeshtës;

b) krahasime; trumcakët e ngrirë/krijesa prej ajri/lëkurë krokodili asfalti /shpresa e habitur/ retë e zhgënjimi/ në mjegull të bruztë/me dëshirat e gjelbra.

Si dhe fjalëformimet: pemëjeta/erëmbrëmjes/këngëgjelbër/fjalëndezurat/buzëqeshurat/padëgjuar/syqielli/përhënuar/përmendorja/shpërhapet/përvujtni/fatthënës/pështyn/degëbrishtata/krishtlindje/ dritëfikurat/dotëdimër/nëntokës/ëndërrjetë/diellylli/haplehta/shumëkatëshe/mbiekzistencë/stërmadhe/pathënat/buzëmbrëmje/gjashtëmbëdhjetë/pakrehun/kryetrimit/erakandje/lulegjakut/andërrjete/parakqyrin/pandërgjegjshmja/shpërgjum/mbifilxhaneve /fjalëshqip/lulegjethe/ndajnatë/ditëkëngën/këngëjetës/duartrokitësit/fundshpellë/pemëjetës/përgjysmuar/pafyryrë/përqesh/këmbëgjata/buzëqesh/ëndërragëlltitës/frymëformë/sotkohës/mendjengritur/gotëverë/dyfytyrëshe/makrokozmosi/mikrokozmosi/fjalëshpirti/syhapur/ndërkryer/krahëzgjaturgojëçapëlyer/derëhapur/syakrep/fatbardhë/ datëlindjen/vetmashtrim/luledele/pemëzhveshur/ashquajturi/tokëjetë/buzëmbrëmje/zemrësvarkë/rrugëartë/patrokitur/fatshkruar/shpërgjumem/përhimtë/fundviti/dritëlodhur/krahëshkurtër/stinëpritjes/fytyrëpranverës/vetëverbëri/vetëshurdhëri/muzbotë/shumëgojëshe/lavdithënëse/buzagazi/syshkreptitës/këmbëngulës/shumëkohëve/ëndrrëngrira/syverbuar/gojëvulosur/duarshkallo/shpresëdritës.

Sëfundmi: poezia e Fatbardhës, nuk ka “porosi” të mëdha, por vetëm ndiesi të poetes në përditësinë e saj rrugëve të Atdhet, të Shkodrës dhe buzë Bunës. Ajo vazhdon të kërkojë vetëveten dhe të gjejë “stacionin” e saj në terminalin e madh të vajtjeardhjeve poetike të këtyre dekadave të lirikës së re shqiptare.

©Copyright EMI KROSI.