Kur buzëqesh e atdhmja !Tomi Buzi

Tomi Buzi

Kur buzëqesh e atdhmja !

Në buzëqeshjen tënde shkrihen botë të tëra,
marin rrugë dëshirat,
këndohen këngë,
gjunjëzohen male,
gjelbërojnë fusha,
aty ,Naimi do gjente “mënt e humbura..”,
endur hirit të zjarrit kur digjej
Shqipëria..
e ndar si dele nga tufa.
Buzëqeshja jote nuk është për ty,
është për mua,
për të gjithë ata që kërkojnë të shohin
diell dhe liri,
Është orakulli që sjell ëngjëjt
të fluturojnë në heshtje,
mbi prehërin e nënës,
për të mar mbjellin buzëqeshjen tënde,
ta mbjellin trojeve..

Me emrin : Arbëri !

Buzëqeshja jote ?

Për ata që do të vijnë pas teje,

në këtë botë të errësuar nga dhimbja,

Ku drita nuk hyn e del e lirë

mbi cimostrën e djepit tënd,

aureola e fundit

që shkrin akujt hapësirave ,

ku s’shihen më ëngjëjt e qiellit,

zhytur erërave planetare ..

që përplasen kometave,

ngarkuar me thërrmija mjegullnaje,

për të mbuluar

dritën e diellit !





Buzëqeshja jote, është dhurat për mua,

për të gjithë ata

që brënda saj shohin të ardhmen,

lirin,

ata që shohin jetën n’tjetër planet,

zbritur nga gjithësia,

mbështjell me mantelin e kaltër,

të qiellit..

Që pret ta ende mbi dheun e shënjtë,

që buzëqeshja jote,

të shkojë lart,

lart,

ku ëndrrat e së ardhmes,

bashkohen përgjithmonë me rrezet e buzëqeshjes tënde të art !





Buzëqeshja jote,

zbret profetët mbi poltronin e mënçurisë,

zbret perënditë,

të përkulen para teje për ‘izmin’ e saj..

aty ndizen flakadan zemrash,

me energji të

pashterëshme,

aty mer jetë një tjetër bot e re,

mbi hirin e vjetër të zjarrit

të shuar,

aty, mbështillen shpirtra të tretur..

shekujve,

aty, marin udhë betejat..

Për të fundosur baltrave,

lakmin e njerëzve të harbuar !





Buzëqeshja jote është diamanti

që përthyen hijet e kohës,

është shtrati që përkund lirin në shpirtra brezash,

është kënga që shpërndan idilin e jetës hapësirave pa fundë të saj..

Është qetësia e shpirtrave të etur

për ajrin e liris,

është furtuna që shpërndan

errësirën..

honeve..

zjarri, që ndez flakë

gjakun e Shqiptaris !

Buzëqeshja jote

Është e thellë sa gjithësia

Është e bukur sa vet liria,

Është djepi që përkund të ardhmen ,

Aty, ku është përkundur gjithmon

Shqiptaria !

@-Tomi Buzi .
07.07.2026.
Diaspora !