Merak i kane thanë-Gashi Radisheva

Gashi Radisheva

 
E vizatueme në fund të shpirtit
të parën herë me rreze të hans
mbi një copë akull të bame kallkan
me tan tiparet e andrrës së parë
rron ai portreti i shpirtit binjak
që për tan udhs e lypë pa da
e aq sa rron shpirti rrojnë të dy bashkë.
Ashtu të ngrimë në muret e zemrës
rron ai portret i mbetun në andërr
që shumëkush ka.
Rron ajo andërr si e para andërr
e mbetur andërr e portretit të parë
dhe akull e bamun në shpirtin krejtgurë
me rrezet e hans krejt dritëzue
e me krejt tiparet që i desht ajo andërr
në muret e zemrës me bojë të lotit
e vizatueme.
Frymojnë pa da të dy shpirtrat bashkë
ty e lypë njani tjetrin andërr e zhgandërr
udhës së mshelun që shteg nuk gjet
e brigjeve të kundërta të lumit pa urë,
kurrë pa u takue.
Të gjithë njerëzija sa ishin gjallë
merak i thanë
edhe pishman
e shumë kangë edhe vaje që e plasën gurin
ndër shekuj i thurën.