Shon Malaj

Kush e mbron artin nga mediokriteti?
Ne cdo kohe arti i vertete ka qene pasqyra e nje shoqerie dhe zeri i atyre qe kane pasurur dicka te re,por mbi te gjitha te dobishme per te thene.
Ne kohet e sotme,lind pyetja: Kush e mbron artin nga mediokriteti?
Si ne letersi po ashtu dhe ne muzike po shohim shume shpesh “artiste” te cilet kete titull e kane me veteshpallje.
Krijimi ne kohet e sotme eshte bere me i lehte se kurre,kjo fale dhe inteligjnces artificiale ose e quajtur ndryshe CHAT GPT,e cila ua nxjerr materialet me se te kuruara.
E njejta gje ndodh ne muzike.Tregu eshte mbushur me “kengetare”,te cilet nuk dine as notat e pentagramit. Shpesh nje kenge behet e njohur jo sepse ka vlera artistike, por sepse mbeshtetet nga marketingu, algoritmet apo nje reklamim agresiv. Popullariteti nuk eshte gjithmone sinonim i cilesise artistike. Historia e artit na ka treguar se shume vepra te medha nuk u vleresuan menjehere, ndersa shume krijime që dikur dukeshin të suksesshme u harruan shpejt.
Kritika nuk duhet te shikohet si sulm ndaj artistit.Perkundrazi kritika i ndihmon ata te rriten edhe me shume,te kuptojne gabimet qe bejne qe me vone te korrin frytet e nje pune te sukseshme ,gjate se ciles gabuan,u kritikuan dhe fale kritikes u persosen.
Arti nuk ka vetem nevoje per duartrokitje,por me se shumti ne kohen e sotme ka nevoje per gjykim.Rendom shikojme shume bejtexhinj qe e qujne veten poet,por faktikisht ne vargezimet e tyre,mungon: metafora,epiteti,krahasimi,personifikimi,litota,
hiperbola,anafora,epifora,asonanca etj.
Nëse në poezi nuk përdoren këto figura stilistike me plotë bindje në shkrimet e tyre nuk mund të ketë poezi,por vetëm vargëzime.
Prandaj, pyetja “Kush e mbron artin nga mediokriteti?” nuk ka vetem një përgjigje. Arti mbrohet nga kritika e pavarur, nga institucionet serioze kulturore, nga studiuesit, nga mediat qe promovojne cilesine, por edhe nga publiku, i cili duhet te mesoje te kerkoje me shume se sa thjesht ate qe i serviret. Vetem kur te gjitha keto hallka funksionojne se bashku, arti mund te ruaje dinjitetin e tij dhe te vazhdoje te jete nje vlere qe i reziston kohes, e jo nje produkt i perkohshem i zhurmes dhe reklames.
SHON MALAJ——POET,PUBLICIST