Kushtrimi i gjakut të shkelur-Naim Cejku

KUSHTRIMI I GJAKUT TË SHKELUR
 
Trandeni o male, o dhera t’përgjakur
Në Lusën sot u zgjua një zjarr i pashuar!
Aty ku barbarët me thonjtë e përgjakur
Vranë bijtë e lirisë me dorë të tërbuar!
 
 
Gjakpirësit e zi që mbollën tmerr
Me pranga e plumba mbi vëllezërit e vet
Menduan se Lusnën e kthyen në ferr
Por gjaku i martirëve sot ngrihet e flet!

 

Sot marshojnë hijet, sot ngrihen heronjtë
Nuk ka më harresë në tokën e larë!
Përmbi tradhtinë e egër që shkelte me mashtrime
Shkëlqen sot lavdia si flamuri shqiptar!

 

Përpara o burra, me zërin si rrufe
Të dridhen xhelatët, t’ju thyhet çdo skutë!
Martirët e Lusnës janë shpirti i këtij dheu
Gjaku i tyre fal, por nuk harron!
 
Ngrehuni o breza, përuluni me nder
Mbi këtë tokë të shenjtë ku zuri fill liria
Komunistët ranë në turp e në ferr
Martirët e Lusnës i ndriti Historia.