“Liqeni pa heshtje”- “Non silent lake” -Elpiola Lluka

©️

“Liqeni pa heshtje”- “Non silent lake” (krijuar/copyright ©️ Elpiola Lluka)
 
Me heshtjen treten retë gri,
horizonti tej dallgëve kthjellohet…
Flladi i lehtë të jep butësi,
me perëndimin e kuq që s’vonohet.
 
Tej maleve shtatlartë buzëqesh dielli,
e fton pulëbardhat në fluturim…
T’ju ngrohë puplat mbi lartësi qielli,
nën tingujt e valëve t’u japë bekim!

 

Nëpër butësi puplash fillon shtegtimi,
egërsohet shpateve pas reve gri…
Lartësine e arrijnë kur çel agimi,
pasqyruar liqeni të kaltrën përmbi…

 

With silence the grey clouds go away,
the horizon clears in waves behind…
Soft breeze makes you stay,
and crimson sunset comes blind.

 

Across mountains smiles the sun,
and invites seagulls to fly…
To warm their feathers with fun,
under waves sound is blessing the sky!
 
Through feathers softness are moving away,
their anger goes beyond grey clouds…
The rise comes on glowing day,
as lake is reflecting its lights louds…
(22.08.2026)