
Mbrëmë bisedova me hënën e qetë
Më foli me dritë dhe zë të ngrohtë
Tha: mos u trëmb nga nata e fshehtë
Ajo gjithmonë është e errët , e ftohtë.
Më foli me dritë dhe zë të ngrohtë
Tha: mos u trëmb nga nata e fshehtë
Ajo gjithmonë është e errët , e ftohtë.
Yjet dëgjonin lart si fëmijet një përrallë
Era ledhatonte gjethet me mall e dashuri
Dhe zemra ime rrihte qetë ,me ngadalë
Këndonte bashkë me hënën, një simfoni.
I thashë: “O hënë ,pse rri gjithmonë e vetmuar?”
Ajo ,buzëqeshi lehtë, qiellin duke ndriçuar
“vetmia bëhet e bukur kur bart pak shpresë,
Dhe nata më e ftohtë ruan një dritë në mes”.
Mbrëmë bisedova me hënën deri në agim
Ajo më la në shpirt një ëndërr,një kujtim
Dhe sot kur shoh qiellin,sytë më bëhen dritë
Hëna më mësoi si duhet, vetë lart me u ngritë.
Ajo më la në shpirt një ëndërr,një kujtim
Dhe sot kur shoh qiellin,sytë më bëhen dritë
Hëna më mësoi si duhet, vetë lart me u ngritë.