
Nē bregun e thepisur të mëhallës së vjetër
Në katund,
Një burrë i vogël,i kërrusur ,
Gjithmonë me të njëjtën çehre,
Sikur i dalë nga një botē tjetër
Ngjet e zbret çdo ditë kohë të njëjta për vete,
E për të tjerē mijëra histori,
Ngarkuar ndër sanakë me hajvanë,
Si baltën për magjën e bukës
Ai gatuan udhë,
Me opingat ngjeshur këmbëve,
Si gjalmat në kohë të hershme,
Personazh i skalitur në gur
I rrallë si meteor,
Me sytë memorizues
Të përpin,
Dhe heshtjes, i dhuron çdo stinë,
Çdo fjalē,
Çdo johonë
Si të ish një mister
Për një tjetër botë.