

Përktheu: Irma Kurti
PELLGU
Fëmijëria ime sot është një pellg i madh
Ku shikoj veten.
Në fundin e tij të gjelbër si liken
Ka gurë të mbuluar nga myshku,
Peshq të një lloji të shkëlqyer dhe të rrallë.
Une i zhys duart atje
Dhe ujin e përziej
Për të kapur një hije,
Gjithmonë të pakapshme.
Pellgu më kthen qiellin, retë,
Qielli dhe toka puthen në të
Dhe bashkohen në një.
Vizatoj një imazh atje, e ëndërroj,
Por nuk mund ta arrij.
Hanni Ossott, Venezuela, 1946-2002
Piktura: Claude Monet, Zambakë uji
Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthyese për gjuhën shqipe është Irma Kurti.
THE POND
My childhood is today a great pond
Where I look at myself.
At its green lichen bottom
Are stones covered by moss,
Fish of a rare and brilliant kind.
I dip my hands there
And stir the water
To grasp a shadow,
Always elusive.
The pond returns the sky to me, the clouds,
Sky and earth kiss in it
And merge.
I draw an image there, I dream it,
But I can’t reach it.
Hanni Ossott, Venezuela, 1946-2002
Claude Monet, Water Lilies
From the “Poetry without borders” project of the Ithaca Cultural Foundation in Spain, directed by the well-known international poet, translator, and publisher of modern poetry, Germain Droogenbroodt. The Albanian language translator is Irma Kurti.