Më mahnit vëndi im-Petro L. Sota

 
——————————–
Fushat e Divjakës, si vajzat janë veshur,
Me t’gjitha ngjyrat, e gjelbërta mbretëron,
Nga kodra ullinjtë janë duke buzëqeshur,
Buzëqeshin si djemtë, që zemra u gufon.
 
Mahnitëse më duket, nga kodra Divjaka,
Si pikturë, ku natyra muzën, aty e gjen,
Ndjej keqardhje, kur kthej kokën mbrapa,
Dhe përlotem, sa një ngërç më mbërthen.



Më dhimbsen vitet, për këtë jam i bindur,
Se më duket sikur fushat, më thërrasin,
Sepse jam bir fsharari, që kur kam lindur,
E prandaj, ja kuptoj gjuhën, kur më flasin.



E çuditëshme s’më duket, që kam mall,
Kur e shikoj këtë bukuri, me ngazëllim,
Si të shoh ëndërre, më duket si përrallë,
Si përrallë edhe ëndërr që s’ka mbarim,



Ju o mysafirë, hidhni një sy për ta parë,
Nga kodra Divjakën, aty yjet sikur bien,
Kënetën në mbrëmje, hënën duke u larë
Kur del e xhveshur, dëshira më rrëmben.
 
Më rrëmben dëshira, sikur një djalë të ri,
-Por lëri vitet që të ikin,- ajo po më thotë;
Dashuria e vëndit, s’është vetëm dashuri,
Është si dashuria e nënës, se harron dot.