"Me ndihmën e Zotit"
Në dashtë Zoti, Perëndia
Të shpëtojë Shqipëria
Vendi më martirë n'Ballkan
Nuk e lanë të qetë, s'e lanë.
Herë në jug, herë në veri
Herë Greqi e herë Serbi
Herë kusarë e herë tradhëtarë
Herë Besëprerë herë hileqarë.
Në dashtë Zoti, Perëndia
Të shpëtojë Shqipëria
Nga ripjella komuniste
Dhe axhendat globaliste.
Që e vjellin dhe e rrjepin
Shesin tokën edhe detin
Vetëm për me ndejt pushtet
Shesin dhe sovranitet.
Në dashtë Zoti, Perëndia
Të bashkohet shqiptaria
Që të gjithë me një mision
Shqipërinë, atdheun tonë.
Si "Bashkimi" dhe "Agimi"
Në dashtë Zoti t'vijë shpëtimi
Një mision e një bashkim
Gjithë shqiptarët, një Amin!