Më prit kështu siç jam… !Bajram Torba

Bajram Torba

Në Ditën Botërore të Librit kam shkëputur një poezi nga vëllimi poetik “Buqetë” të vitit 1985.
Me këtë rast përshëndes të gjithë poetët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

MË PRIT KËSHTU SIÇ JAM… !

S’do të vij tek ti i rruar e i kollarisur,
As erëra parfumesh tek ti s’do të sjell,
Do të vij kështu siç jam, nga rruga i pluhurosur,
Dhe lulet që aq shumë i do, tek ti do t’i mbjell.

Dhe e di… buzët nga era e djersës time s’do t’i rrudhësh,
Këpucët e pluhurosura nga rruga, do m’i fshish,
Lulet e freskëta në një vazo do t’i fusësh,
Do të skuqesh paksa, pranë meje kur të rrish…

B. Torba
Peshkopi, 1985