Mëhalla jonë…G.Llojdia

Mëhalla jonë...

Pjesa II
1.
E martë.

E shkruar urtësia.
Hapësira yjore.
Kostelacioni ynë.
Në copra pasqyrash.

Asteroidi,mbanë farën tonë.
Shtjella qiellore,na solli këtu.

Planet pa emër.
Ylber ngjyrash.

Jeta jonë në xhivarin tonë.
Deri në perëndim.
Si ardhja e drerëve nga lisat e mbretit.

Heshtur rrugica.
Rrëzuar brirët.

Në mot të motit.
Në kohë të kohës.
E heshtur dhe hëna.
Pllakosur tej e tej errësira.
Baltosur xhivari i Kunjovës.
2.
E mërkurë.

U shkund e përkund xhivari.
Vetëm pemishtet tundeshin në erë.

Rrënia e ilqeve nga tërmeti.Tej.
Era e lagështë.

Fijet e barit në mullar.
Bari i kositur në livadh.

Mëtohen ditët,muaj dhe viti.
Autostradë sinjalesh.

Çahet plisi.
Rrëzohen lëndet e lisit.

Thyhet pasqyra.
Ndrinë hëna.
Nëpër shelgje.
Ndrinë shpirti.

3.

E enjte.

Një i verbër.
Në udhën e sipërme xixëllëk.
Shkelte mbi ajër.
Thërriste në kupë të qiellit.
-Nxirreni nusen e re, ta zërë dielli.

Tharë trëndafilishta e vjetër.
Pastaj prapë thërriste:
-Kryeplak,po sa shumë pëllumba të egër kemi!

4.
E premte.

Në mëhallën e sipërme ,vuvi pyeste njerëzinë:
-Si u gdhitë o të shkretë?
Ka bërë dëme,stërbima në Goronecë?

Nga sepetet me erë parfumi.
Nxorën pajën e nusërisë.
Madilet e bardha.
Plakaria.

Ish vjetruar mortja.
Fshirë kalendari.
Pa numëruar vargje vitesh.
Harruar në xhivarin tonë.
Perëndia…