
MENDIMI I LIRË
Mendimi do të ecë në rrugë i lirë
Jo të ndeshet me pengesa artificiale.
Mendimi do të jetë i menduar mirë
Të fluturojë i lirë,të kapërcejë dhe male.
Jo të ndeshet me pengesa artificiale.
Mendimi do të jetë i menduar mirë
Të fluturojë i lirë,të kapërcejë dhe male.
Mendimin e lirë nuk e ndalojmë dot,
As nuk e prangosim me pranga
Mendimi i lirë të vërtetën e thotë,
Mendimi ulet si nxënës në banka.
Kur mëndja guxon të fluturojë larg,
Horizonte të reja para syve hapen
Shpresa bëhet me krahë në çdo prag,
Dhe pengesat një nga një do të zbrapsen.
Prandaj ta ruajmë si thesar në gji,
Këtë dhuratë që njeriun e nderon
Se mendimi i lirë sjell dituri
Dhe botën me dritë e zbukuron.
Këtë dhuratë që njeriun e nderon
Se mendimi i lirë sjell dituri
Dhe botën me dritë e zbukuron.