Arjana Fetahu Gaba

Ktheja kokën të t'shihja pas vetes,
as gjurmët s'ti gjeta kërkund;
zbathur në natën memece pa yje,
rrugicave pa fund.
Unë shkova edhe tek stoli ynë,
qëndronte bosh, ashtu pa shpirt;
në stolin ku gdhendëm emrat tanë,
vetëm hëna bënte dritë.
Stoli që s'kërkoi kurrë qira,
i vetmi vend në këtë botë,
që dëgjoi shumë e asgjë s'tha,
pritës gëzimesh, strehë për lot.
U ktheva sërish te stoli i vjetër,
aty ku koha ka mbetur ngrirë;
nuk pashë as ty, as tjetër letër,
veç heshtjes që kish’ zënë hapësirë.
Zemërimi më pushtoi sa s'thuhet,
ndaj thirra: "Ku je nëpër gjumë,
U zgjova nga një ëndërr e keqe...
Sa keq që fjeta aq shumë!