Miqësia me muzën-Gjeorgjina Kapaj

Miqësia me muzën

Muza më vjen kurdoherë në heshtje
Më takon në rrugë në gjumin e trazuar

Qiellin do ta kthej në letër në heshtje
Detin do ta kthej në bojë të shkruar

Erën e kam busull për pëllumbat që fluturojnë.
Valët me dallgë në vargje do i vë në garë.

Pulëbardhat e zgalemat do i lë të notojnë.
E vetë do rri të ruaj si çoban në mal.

Do sfidoj uturimën e vaporit në dallgë.
Apo kur lidhen të gjitha me litarë në breg.

Në direkun e saj pelegrinët të bëjnë garë.
Mua më shëron deti blu kur fryn ka era e lehtë.

Më shëron dielli që bie mbi rërën e njomë
Atje hedh hapa e qetësohem si me mjek.

Të lind shpresa që dikur e kishe në kasafortë.
A të futur në një hambar a të varur si çengel.

Gjeorgjina Kapaj