Feja e shqiptarit: shqiptaria !!Tomi Buzi

Tomi Buzi

Feja e Shqiptarit: SHQIPTARIA !!

Këto duar janë feja e Shqiptarit !
S’duhet të ketë mbi to, asnjë tjetër fe,
Dhe në u djegshim në mesë të zjarrit
Shpirti të na bëhet flamur përmbi dhe !

Katolik, Ortodoks e Myslimanë,
Të mblidhemi si dikur të parët tanë,
Të ngrihemi bashkë me nder e krenari..
Ta shkulim nga kjo tokë, të zezën tradhëti !

Hapni syt e shihni, po shihemi si drita,
E kam këtë vendë në dorën e hajnisë ,
A s’kemi gjakun e të parëve në vena..
Të inatosemi, e ti dalim Zot Shqipërisë ?

Ne që erdhëm nga lashtësia e Noes..
Populluam planetin me emrin: Tok !
Ne që mbijetuam për mijëra shekuj ..
Po gjunjëzohemi nga tradhëtia, sot !

S’ka humbur krenaria e kombit tonë ,
As burrëria si ” tërheq brekët zvarrë ” ,
Veç duart, ti lidhim e ti bashkojmë…
Besën e Shqiptarit, ta ngremë në altarë !

Po ngrihen profetët nga balta mbuluar,
Mbështjellë me të shënjtat fjalë lirie :
‘Bashkoni si qëmoti zemrat edhe duart,
Se feja e Shqiptarit është fe SHQIPTARIE’ !!